Libri Rijadus Salihin

Kategoria MUSTEHAB ËSHTË TË KETË SA MË SHUMË XHEMAT NË FALJEN E NAMAZIT TË XHENAZES DHE TË KETË SA MË SHUMË SAFA

Hadithi 938 Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kushdo që vdes prej muslimanëve dhe në faljen e xhenazes së tij marrin pjesë dyzet vetë, të cilët nuk i bëjnë shok (shirk) All-llahut, vërtet All-llahu do ta pranojë shefatin e tyre.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 939 Merthed ibnu Abdull-llah El-Jezenij thotë: “Kur Malik ibnu Hubejra r.a. e falte namazin e xhenazes dhe kur njerëzit radhite-shin në safa, i ndante në tri pjesë e pastaj u thonte se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kujt i falet namazi i xhenazes prej tri safave, atij i është premtuar Xheneti.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen)