Libri Rijadus Salihin

Kategoria MODESTIA, THJESHTËSIA DHE EKONOMIZIMI NË JETESË DHE NË SHPENZIME SI DHE QORTIMI I LYPJES PA NEVOJË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Në tokë nuk ka asnjë qenie të gjallë e të mos e ketë ushqimin tek All-llahu.”

(Hud, 6)

“Të varfërit që janë të angazhuar në rrugë të All-llahut dhe nuk mund të punojnë tokën, i painformuari i konsIderon këta si të pasur, për shkak të modestisë së tyre (varfanjakëve). Do t’i njohësh sipas pamjes së tyre, ata nuk u mërziten njerëzve duke lypur.”

(el-Bekare, 273)

“Edhe ata, të cilët kur shpenzojnë nuk shpërderdhin e as nuk janë tepër dorështrënguar; por, në këtë mbajnë mesataren.”

(el-Furkan, 67)

“Kurse exhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër vetëm se të më adhurojnë. Nuk kërkoj prej tyre furnizim as që dëshiroj të më ushqejnë.”

(edh-Dharijat, 56-57)

Ndërsa sa u përket haditheve, shumica e tyre u theksuan në dy kapitujt paraprak, kurse prej të patheksuarave ja disa:

Hadithi 527 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk është pasuria në shumë mall, por pasuri e mirëfilltë është pasuria e shpirtit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 529 Transmetohet nga Hakim ibn Hizam r.a. të ketë thënë: “Kërkova nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ai më dha. Pastaj prapë i kërkova dhe ai prapë më dha. Dhe përsëri i kërkova dhe ai përsëri më dha. Pastaj më tha: “O Hakim, vërtet kjo pasuri është e këndshme (për sy) dhe e ëmbël (për zemër), andaj kush e merr me bujari do të begatohet, kurse kush e mban me kryelartësi, nuk do të begatohet. I atilli do të jetë si ai që ha e nuk ngopet. Dhe dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme.” Hakimi thotë: “Pastaj i thashë: “Pasha Atë që të ka dërguar me të Vërtetën, unë prej askujt pas teje nuk do të pranoj asgjë deri të ndahem prej kësaj bote.” Njëherë Ebu Bekri r.a. e ftoi Hakimin për t’ia dhënë ndonjë dhuratë, por ky refuzoi të pranojë gjë prej tij. Pastaj, po ashtu, edhe Umeri r.a. e ftoi t’i jape, por ky e refuzon. Pastaj (Umeri) tha: “O muslimanë, bëhuni dëshmitarë për Hakimin se po ia ofroj të drejtën (pjesën) e tij që ia ka caktuar All-llahu në këtë plaçkë (lufte) dhe se ai (Hakimi) po e refuzon.” Hakimi prej asnjë njeriu nuk ka pranuar asgjë pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. derisa vdiq.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 531 Transmetohet nga Amr ibn Taglibi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. solli një pasuri apo robër (lufte) dhe i ndau. Disa njerëzve u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata që nuk u dha u hidhëruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falënderoi dhe e lavdëroi All-llahun dhe tha. “Pasha All-llahun, unë i kam dhënë ndonjë njeriu kurse ndonjë e kam lënë. Atë që e kam lënë, e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë. Unë, vërtet, u kam dhënë disave, sepse kam parë në zemrat e tyre mosdurim, mospajtim dhe shqetësim, kurse i kam lënë disa njerëz që All-llahu ua ka bërë zemrat të pasura dhe të hajrit. Prej këtyre është Amr ibn Taglib.” Amr ibn Taglibi ka thënë: “Pasha All-llahun, më tepër kam dashur atë fjalë të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. sesa pasurinë më të çmueshme.” Share

(Transmeton Buhariu)