Libri Rijadus Salihin

Kategoria MIRËSJELLJA NË TUBIM DHE EDUKATA E TË ULURIT

Hadithi 831 Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Kur shkonim tek i Dërgu-ari i All-llahut, çdonjëri prej nesh ulej në fund, ku kishte vend.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen)

Hadithi 832 Ebu Abdull-llah Selman El-Farisiu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Çdo njeri që lahet ditën e xhumasë dhe pastrohet sa më mirë që të jetë e mundur, pastaj përdor yndyrë dhe vë parfum dhe niset në namazin e xhumasë dhe nuk i ndan dy vetë që janë ulur, pastaj fal namazin e obliguar dhe hesht gjatë kohës kur imami e lexon hytben, All-llahu i Madhëruar me siguri do t’ia falë mëkatet e javës së kaluar.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 833 Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe ai nga gjyshi i tij, r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk lejohet që një njeri të ulet në mesin e dy personave, pa marrë lejen e tyre.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 834 Hudhejfe ibnul Jemani r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka mallkuar atë që ulet në mesin e rrethit. Share

(Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë)

Hadithi 838 Ibnu Umeri r.a. thotë: “Të pakta ishin ato tubime prej të cilave i Dërguari i All-llahut çohej pa e thënë për të tubuarit këtë lutje: “O Zoti im, na jep frikën Tënde, e cila do të na largojë nga gabimet, dhe na jep përulshmërinë tënde, e cila do të na çojë në Xhenetin Tënd, na jep besimin e fortë, që do të na i lehtësojë fatkeqësitë e kësaj bote. O Zoti im, forcona të dëgjuarit tonë, të parët tonë dhe fuqinë tonë, sa të jemi të gjallë. Na dhuro trashëgi-mtarë. Na bëj superiorë mbi ata që na shtypin, na jep ndihmën Tënde kundër armikut tonë, mos lësho fatkeqësi në fenë tonë, mos na e bë kujdesin tonë më të madh për jetën e kësaj bote e mos na kufizo dijeninë tonë dhe as mos na nënshtro tek ai që nuk na mëshiron.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 840 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ata njerëz që rrinë në një tubim dhe në të nuk e përmendin All-llahun e Madhëruar si dhe nuk thonë salavate për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ata meritojnë dënimin, e All-llahu, nëse do, i dënon, nëse dëshiron, i fal.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 841 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush ulet në një vend ku nuk përmendet All-llahu xh.sh., ai është në humbje. Gjithashtu i tillë është edhe ai që bie të pushojë dhe nuk e përmend All-llahun xh.sh. gjatë pushimit, atë e pret dënimi dhe qortimi i All-llahut.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)