Libri Rijadus Salihin

Kategoria MBULIMI I TURPEVE TË MUSLIMANËVE DHE NDALIMI I PËRHAPJES SË TYRE PA NDONJË ARSYE TË DOMOSDOSHME

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ata që dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.”

(en-Nûr, 19)

Hadithi 245 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk e mbulon asnjë rob (njeri) robin tjetër në këtë botë, e të mos e mbulojë atë All-llahu në Ditën e Gjykimit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 246 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Gjithë umeti im do të jetë i falur përveç mëkatarëve publikë, kurse prej mëkateve publike është kur një njeri e bën një punë natën, pastaj gdhihet duke qenë i mbuluar (mëkati i tij) nga ana e All-llahut, por ai thotë: “O filan, unë mbrëmë e kam bërë këtë dhe atë vepër.” Atë mbrëmë e pat mbuluar Krijuesi i tij, kurse ai, kur u gdhi, e zbulon atë që ia pat mbuluar All-llahu.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 248 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ia sollën Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një njeri që kishte pirë (alkool) dhe tha: “Rriheni!” Ebu Hurejra ka thënë: “Të gjithë e rrahën; dikush me dorë, dikush me këpucë, e dikush edhe me rroba!” Pasi u nis, disa njerëz i thanë: “All-llahu të turpëroftë!” (Pejgamberi) Tha: “Mos thoni kështu, mos i ndihmoni djallit kundër tij.” Share

(Transmeton Buhariu)