Libri Rijadus Salihin

Kategoria MATURIA NË DËGJUESHMËRI

All-llahu i Lartmadhërishëm thotë.

“Ta Ha. Nuk ta shpallëm Kur’anin për të të munduar.”

(Tâ Hâ, 1-2)

dhe thotë:

.”.. All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi.”

(el-Bekare, 185)

Hadithi 146 Nga Aishja r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. hyri në dhomën e saj, ku gjendej një grua, dhe i tha: “Kush është kjo?” Tha: “Kjo është filan gruaja, e kryen me kujdes namazin e saj.” (Pejgamberi) Tha: “Mos e obligoni veten se nuk keni mundësi, se pasha All-llahun, Ai nuk mërzitet derisa të mos ju mërzitë juve së tepruarit. All-llahu më së shumti e do devotshmërinë e përhershme tek ai që e kryen.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 147 Transmetohet nga Enesi r.a.: “Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe pyetën për ibadetin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.? All-llahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet.” Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem.” I dyti tha: “Unë vazhdimisht do të agjëroj.” I treti tha: “Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem.” Kur vjen i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha All-llahun, unë jam më i frikësuari dhe më i devotshmi ndaj All-llahut sesa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Suneti im, ai nuk më përket mua.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 148 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur stërholluesit e tekanjozët” (Ata të cilët vetes dhe të tjerëve ua vështirësojnë punët dhe ibadetet aty ku nuk duhet) Këtë e tha tri herë. Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 149 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa), ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje norm-ale). Andaj drejtohuni, afrohuni (njëri me tjetrin), bëhuni të gëzu-ar, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 150 Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka hyrë në xhami, kurse aty ishte një litar i zgjatur në mes dy shtyllave të xhamisë. (Pejgamberi) Tha: “Ç’është ky litar këtu?” (Të pranishmit) Thanë: “Ky litar është i Zejnebes r.a. (njëra nga bashkëshortet e alejhisselamit), kur përgjumet gjatë namazit, ajo mbahet tek ai.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Zgjidheni, secili prej jush le të falet me disponim, e kur të përgjumet, le të bjerë e të flejë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 151 Nga Aishja r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur dikush prej jush kotet gjatë namazit (nafile), le të flejë gjersa t’i kalojë gjumi. Sepse nëse dikush duke u falur kotet, ai nuk e di nga kthehet dhe çka bën, andaj në vend që të kërkojë falje (istigfar), ai e qorton vetveten (pa vetëdije).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 153 Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdâ-në r.a. Një ditë Selmani i shkoi për vizitë Ebu Derda-së dhe kur e sheh nënën e Derdasë të veshur thjesht i thotë: “Ç’është puna jote?” (Ajo) Tha: “Vëllai yt, Ebu Derda nuk ka dëshirë për gjërat e kësaj bote.” Pastaj vjen Ebu Derda, i përgatit ushqim vëllait të vet dhe i thotë: “Ti ha, kurse unë jam duke agjëruar.” (Selmani) Tha: “Unë nuk do të ha derisa edhe ti të hash me mua.” Kur erdhi nata, Ebu Derda u ngrit për të falur namaz (nafile), kurse Selmani i tha: “Bjer dhe fli.” Ebu Derda ra të flejë, pastaj së shpejti u zgjua të falet. Selmani prapë thotë: “Bjer dhe fli!” Kur nata ishte në përfundim Selmani i tha Ebu Derdasë: “Tash zgjohu!” Pasi e falën sabahun, Selmani i thotë vëllait të vet: “Ti vërtet ke detyra ndaj Krijuesit tënd, ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes tënde. Jepja dhe plotësoja secilit të drejtën e tij.” Pastaj shkon te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ia rrëfen ngjarjen. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Selmani ka thënë (dhe vepruar) të drejtën.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 155 Transmetohet nga Ebu Rib’ij Handhale ibn Rebi’ el-Usejdijji, një nga shkruesit e të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. të ketë thënë: “Më takoi Ebu Bekri r.a. dhe më tha: “Si je, o Handhale?” I thashë: “Handhale ka bërë hipokrizi!” (Ebu Bekri) Tha: “Subhanall-llah (Lavdi i qoftë All-llahut), çfarë po flet?” Unë i thashë: “Ne shkojmë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i cili na flet për Xhenetin dhe Xhehenemin aq qartë, si t’i shihnim me sytë tanë, ndërsa kur dalim nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ne jepemi pas dëfrimit me gratë, me fëmijët dhe gjëra të tjera dhe harrojmë shumicën nga ajo që dëgjuam.” Ebu Bekri r.a. tha: “Pasha All-llahun, edhe ne veprojmë ashtu!” Pastaj unë dhe Ebu Bekri u nisëm derisa erdhëm tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur unë i thashë: “Ka bërë hipokrizi Handhale, o i Dërguari i All-llahut!” I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ç’është ajo?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut ne ishim te ti dhe ti na e tërhoqe vërejtjen me Xhehenem dhe Xhenet aq qartë, sikur t’i shihnim me sytë tanë, por kur kemi dalë prej teje, ne e kemi vazhduar dëfrimin me gratë, fëmijët dhe gjërat e tjera të kësaj bote, saqë kemi harruar shumë nga ato që i kemi dëgjuar prej teje.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Pasha Atë që e zotëron shpirtin tim, sikur të ishit të përhershëm - ashtu siç ishit tek unë, dhe sikur ta përkujtoni vazhdimisht këtë, juve do t’ju përqafonin dhe do t’jua kapnin duart engjëjt në shtratin tuaj dhe në rrugët tuaja, mirëpo o Handhale, orë pas ore!” Këtë e përsëriti tri here.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 156 Nga Ibni Abbasi r.a. transmetohet se ka thënë: “Derisa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. na mbante hutbe, një njeri qëndronte (në këmbë), andaj (alejhisselami) pyeti për të dhe (të pranishmit) i thanë: “Babai i Israilit është zotuar se do të qëndrojë në diell e nuk do të ulet, as nuk do të strehohet nën hije, as nuk do të flasë, vetëm do të agjërojë.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Urdhërojeni të flasë, të strehohet nën hije, të ulet dhe ta plotësojë agjërimin e tij.” Share

(Transmeton Buhariu)