Libri Rijadus Salihin

Kategoria MADHËRIMI I SHEJTËRIVE TË MUSLIMANËVE, SHPJEGIMI I TË DREJTAVE TË TYRE SI DHE KUJDESI DHE MËSHIRA NDAJ TYRE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“E kush i madhëron shejtëritë e All-llahut, është mirë për të ndaj Zotit të vet.”

(el-Haxhxh, 30)

“E kush i madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike.”

(el-Haxhxh, 32)

.”.. Kurse ndaj besimtarëve bëhu i butë.”

(el-Hixhr, 88)

.”.. Nëse dikush vret dikë që s’ka vrarë askënd ose nuk ka bërë në tokë trazira, sikur ka vrarë tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush, sikur tërë njerëzisë ia ka ruajtur jetën.”

(el-Maide, 32)

Hadithi 227 Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari me besimtarin është i lidhur sikurse ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort njëri me tjetrin”, dhe i kryqëzoi gishtat e tij.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 228 Transmetohet nga Ebu Musa r.a., po ashtu, se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush kalon nga xhamitë a tregjet tona, e me vete ka shigjeta (ose çfarëdo arme), le t’i mbajë në vendin e tyre ose le t’i kapë për majë (të hekurt), që me to të mos pengojë ndonjë musliman.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 259 Transmetohet nga En-Nu’man ibn Beshir r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre; në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuret një organ edhe pjesët e tjera të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperatures.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 230 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e puthi Hasanin, të birin e Aliut r.a., kurse tek ai ishte el-Akre’ ibn Habis që tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e shikoi dhe tha: “Kush nuk bën mëshirë (ndaj të tjerëve), nuk do të bëhet mëshirë ndaj tij (prej All-llahut).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 231 Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Erdhën disa njerëz (arabë) tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e i thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po” (Ata) Thanë: “Ne, pasha All-llahun, nuk i puthim!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Çka mund t’ju bëj, nëse All-llahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 233 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush u prin njerëzve në namaz, le të lehtësojë, sepse në mesin e tyre ka të dobët, të sëmurë dhe pleq. Kur të falet vetë, atëherë le ta zgjasë sa të dojë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 236 Nga Ebu Katade el-Harith ibn Rib’ij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet unë ngrihem për namaz dhe dëshiroj të qëndroj gjatë në të, por kur dëgjoj vajin e fëmijës, e lehtësoj (shkurtoj) atë, duke mos pasur dëshirë që t’ia vështi-rësoj (punën) nënës së fëmijës” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 238 Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që ta përballojë vështirësinë dhe t’i plotësojë dëshirat e do t’ia largojë vështirësitë e tij. Atij që ia lehtëson vëllait të vet një barrë (vështirësi), All-llahu do t’ia lehtësojë atij vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon muslimanit ndonjë turp, All-llahu do t’ia mbulojë turpin në Ditën e Gjykimit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 240 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos i bëni zili njëri-tjetrit, as mos e mashtroni njëri-tjetrin; mos e urreni njëri-tjetrin; mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, duke u hidhëruar; mos iu impononi njëri-tjetrit në shitblerje. Bëhuni, robër të All-llahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i bën atij padrejtësi, nuk e përul, nuk e lëshon. Devotshmëria është këtu.” Tri herë tha duke bërë shenjë në gjoksin e tij. “Një njeriu i del mjaft e keqja, nëse e nënçmon vëllanë e tij musliman. Secilit musliman patjetër i janë të shenjta dhe të paprekshme jeta, pasuria dhe nderi i muslimanit tjetër.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 241 Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë derisa të dëshi-rojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vetveten.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 242 Transmetohet, po ashtu nga Enesi r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd, mizor qoftë a i dëmtuar!” Një njeri i tha: “O i Dërguari i All-llahut, i ndihmoj të dëmtuarit, por më njofto si t’i ndihmoj nëse është mizor?” Tha: “Ta ndalosh atë nga dhuna është ndihmë për të.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 243 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka pesë detyra: Kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja në ftesë, përgjigjja me lutje (Jerhamukell-llah, All-llahu të mëshi-roftë! - atij që teshtin dhe thotë: el-hamdu li-l-lah).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 244 Transmetohet nga Ebu Umare el-Bera ibn Azib r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. na i ka urdhëruar shtatë (gjëra) dhe na i ka ndaluar shtatë: Na ka urdhëruar vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen me lutje atij që teshtin, pranimin e vërtetësisë së betimit, ndihmën e të dëmtuarit, të përgjigjurit në ftesë dhe përhapjen e selamit. Por na e ka ndaluar: vënien e unaza-ve të arit, pirjen prej enës së argjendtë, shtrimin e jastëkut të mëndafshtë të mbushur me pambuk në shpinë të deves për hipje, bartjen e jelekut të mëndafshtë të qëndisur me lara të linjta, vesh-jen e rrobave të mëndafshta, rrobat prej armaçit dhe prej mëndafshit, të hollat dhe të trashat.” Share

(Muttefekun alejhi)