Libri Rijadus Salihin
Kategoria LIBRI PËR KËRKIMIN E FALJES
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kërko falje për mëkatet e tua.”
(Muhammed, 19)
“Dhe kërko falje nga All-llahu! All-llahu njëmend është shumë i mëshirshëm dhe fal!”
(en-Nisa, 106)
“Ti madhëroje Zotin tënd me lëvdatat dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin!”
(en-Nasr, 3)
“Thuaj: “A t'ju tregoj çka është më mirë se ato? Ata të cilët janë të devotshëm kanë te Zoti i tyre Xhenete, ku do të rrjedhin lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë, edhe bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu i sheh mirë shumë robërit e vet. Ata të cilët thonë: “O Zoti ynë, ne me të vërtetë besojmë, prandaj na fal mëkatet tona dhe mbrona prej dënimit me zjarr!” Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë me të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës.”
(Ali Imran, 15-16-17)
“Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj vetes e pastaj lut All-llahun që t’ia falë - do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.”
(en-Nisa, 110)
“All-llahu ata nuk i dënonte, sepse ishe ti në mesin e tyre, dhe ata All-llahu nuk i dënon derisa luten për falje.”
(el-Enfal, 33)
“Edhe ata, të cilët kur bëjnë paudhësi, ose bëjnë gabim ndaj vetvetes, e kujtojnë All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - kush i fal mëkatet përveç All-llahut? - dhe të cilët vazhdojnë në atë çka kanë bërë (të gabojnë) me vetëdije.”
(Ali Imran, 135)
Ajetet për këtë kapitull janë të shumta dhe të njohura.
Hadithi 1878 Nga Egarr el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet më vjen në zemrën time mendimi dhe dëshira që çdo ditë nga njëqind herë t’i lutem All-llahut për falje.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1879 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Për All-llahun, unë çdo ditë i drejtohem All-llahut për falje dhe për pendim më shumë se shtatëdhjetë herë.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1882 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush vazhdimisht lutet për falje, All-llahu do t’i jap dalje nga çdo ngushticë, do ta lirojë nga çdo brengosje dhe do ta furnizojë nga nuk e llogarit.”
(Transmeton Ebu Davudi)
Hadithi 1883 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”
(Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi. Hadithi është sahih sipas kushteve te Buhariut dhe Muslimit)
Hadithi 1887 Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “O i biri i Ademit, derisa ti më lut dhe mbështetesh dhe shpreson tek Unë, do të falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, sikur mëkatet e tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t’i të ma sjellësh plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj je takuar me Mua si besim-drejtë, e jo idhujtar i hyjnive të tjera përveç Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje.”
(Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1888 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O tubim i grave, jepni sadaka dhe kërkoni falje shumë. Vërtet ju kam parë në Xhehenem shumica.” Një grua tha: “Përse ne jemi më të shumtat në Xhehenem?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shumë po mallkoni dhe shumë jeni jomirënjohëse ndaj burrave (tuaj). Nuk kam parë askënd më të mëngët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, sesa ju!” Ajo ka thënë: “Ç’është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?” Ai ka thënë: “(Mungesa e arsyes) Është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli: sa i përket mungesës në fe, kjo konfirmohet më atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni.”
(Transmeton Muslimi)