Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR LEXIMIN E KAPTINAVE DHE AJETEVE TË POSAÇME

Hadithi 1017 Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregon se një njeri e ka dëgjuar një tjetër duke lexuar: “Kul huvall-llahu ehad”, të cilën sure e ka përsëritur. Pasi agoi, shkoi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ai e nënçmonte suretul “Ihlas.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Për Atë, në duart e të cilit është shpirti im. Kjo sure është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1019 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë se: “‘Kul huvAll-llahu ehad’ është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1024 Ebu Mes’ud El-Bedrijju r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures “Bekare” gjatë një nate, do t’i mjaftojnë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1027 Ebu Hurejra r.a. thotë: “Më autorizoi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për ruajtjen e zekatit të Ramazanit (sadakai fitrit) dhe më erdhi një udhëtar, që filloi të marrë ushqim, e kapa dhe i thashë: “Gjithsesi do të të dërgoj tek i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “Unë jam i nevojshëm, unë kam familje dhe nevojë shumë të madhe.” Unë e lejova të shkojë. Kur agoi, i Dërguari i All-llahut tha: “O Ebu Hure-jra, çka bëri dje robi me ty?” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, u ankua në nevojshmëri dhe familje, më është dhimbsur dhe për këtë e lashë të hyjë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Sa i përket atij, ai të ka gënjyer dhe prapë do të vijë.” Pasi e dija se do të vijë prapë, sipas fjalëve të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., unë e pritja. Erdhi dhe filloi të marrë ushqim. Unë i thashë: “Të dërgoj tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Ai prapë tha: “Më lësho, unë jam i nevojshëm, kam shumë fëmijë dhe nuk do të vij tjetër here.” Mu dhimbs dhe e lëshova të shkojë. Të nesërmen, i Dërguari i All-llahut më tha: “O Ebu Hurej-ra, çka bëri me ty robi?” Unë i thashë: “Ankohej se ka nevojë shumë të madhe dhe ka shumë fëmijë. Mu dhimbs dhe e lirova të shkojë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “Ai të ka gënjyer dhe përsëri do të kthehet.” E prita për të tretën herë kur erdhi të marrë ushqim. E kapa dhe i thashë: “Gjithsesi do të të dërgoj tek Pejgam-beri sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kjo është hera e tretë që ti thua se nuk do të kthehesh dhe prapë vjen.” Ai më tha: “Liromë, sepse unë do t’i mësoj disa fjalë, të cilat do të sjellin dobi tek All-llahu.” I thashë: “Cilat janë ato?” Ai më tha: “Kur të shkosh të flesh në shtratin tënd, lexoje ajeti Kursin deri në fund të ajetit: “All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu”, All-llahu atë natë do të të ruajë dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në agim. Për këtë e lejova të shkojë. Të nesërmen pas agimit, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “Çka bëri robi me ty dje?” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai më premtoi se do të më mësojë disa fjalë me të cilat All-llahu do të më sjellë dobi, për këtë e lejova të shkojë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “Cilat janë ato fjalë?” Unë i thashë se ai më tha: ‘Kur të shkosh të flesh lexoje ajeti Kursin prej fillimit deri në fund të ajetit: “All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu”, dhe më ka thënë se All-llahu do të më ruajë atë natë, dhe shejtani nuk do të mund të më afrohet derisa të zgjohem. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Të ka thënë të vërtetën, edhe pse ai është gënjeshtar i madh. A e di se me kë ke biseduar tri ditë o Ebu Hurejre?” Pasi unë i thashë jo, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “Ai ishte shejtani!” Share

(Transmeton Buhariu)