Libri Rijadus Salihin

Kategoria LEJOHET TË QARËT PAS TË VDEKURIT PA VAJTUAR

Hadithi 930 Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka vizitu-ar Sa’d ibni Ubadeten dhe se së bashku me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishin Abdurrahman ibnu Avfi, Sa’d ibnu Ebi Vekkasi dhe Abdull-llah ibnu Mes’udi r.anhum. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. qau dhe, kur ata e panë se si qante i Dërguari i All-llahut, qanë edhe ata e ai pastaj u tha: “A nuk dëgjoni? Vërtet All-llahu nuk do të dënojë për shkak të lotit të syrit e as për dëshpërimin e zemrës, por do të dënojë për shkak të kësaj ose do të mëshirojë.” Kur tha “për shkak të kësaj”, atëherë bëri me shenjë nga gjuha.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 932 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. hyri tek i biri i tij, Ibrahimi, i cili ishte para vdekjes dhe iu mbushën sytë me lotë dhe Abdurrahman ibnu Avfi i tha: “Edhe ti, o i Dërguari i All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “O ibnu Avf, kjo është mëshirë”, e pastaj vazhdoi: “Vërtet syri qan, zemra dëshpërohet, por ne nuk do të themi përveç atë me të cilën është i kënaqur Zoti ynë. Ne për shkak të ndarjes tënde, o Ibrahim, jemi të pikëlluar.” Share

(Transmeton Buhariu dhe një pjesë Muslimi)