Libri Rijadus Salihin

Kategoria KËSHILLIMI (NASIHATI)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër.”

(el-Huxhurat, 10)

Pastaj duke rrëfyer për Nuin a.s. thotë:

.”.. Ju këshilloj.”

(el-A’raf, 62)

Dhe për Hudin a.s.

.”.. Dhe unë për ju jam këshilltar besnik.”

(el-A’raf, 68)

Ndërsa prej haditheve të kësaj teme janë:

Hadithi 186 Transmetohet nga Ebu Rukajje Temim ibn Evs ed-Darij r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Feja është këshillë.” Thamë: “Për kë (o i Dërguari i All-llahut)?” Tha: “Për All-llahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për imamët e muslimanëve dhe njerëzit e rëndo-mtë prej tyre.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 188 Transmetohet nga Enesi r.a., se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë përderisa nuk dëshiron për vëllanë e vet atë që e dëshiron për vetveten.” Share

(Muttefekun alejhi)