Libri Rijadus Salihin

Kategoria KËRKIMI I SHËNDETIT PËR ATË QË TESHTIN ME FJALË ADEKUATE NË RASTIN ADEKUAT

Hadithi 884 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë: ‘Falënderimi i qoftë All-llahut’, ndërsa shoku i tij apo vëllai: ‘All-llahu të mëshiroftë’. Kur t’i thotë vëllai apo shoku i vet: ‘All-llahu të pastë mëshiruar’, atëherë personi që teshtin le të thotë: ‘Zoti ju udhëzoftë dhe mendjen tuaj e ndriçoftë.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 885 Ebu Musa tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Nëse dikush prej jush teshtin dhe thotë ‘El-hamdulil-lah’ (Falënderimi i qoftë All-llahut), përshëndeteni me fjalët e njohu-ra, por nëse nuk thotë ‘El-hamdulil-lah’, atëherë mos kërkoni shëndet për të, mos i thoni ‘Jerhamukell-llahu’!” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 886 Enesi r.a. tregon: “Dy njerëz kanë teshtitur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe për njërin prej tyre Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kërkoi shëndet dhe tha: ‘Jerhamukell-llahu!’ (të mëshiroftë All-llahu), e për the-trin jo. I dyti, për të cilin Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nuk kërkoi shëndet, tha: “Kur ky teshtin kërkuat shëndet për të, ndërsa kur teshtita unë, këtë nuk e bëte.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Ky e falën-deroi All-llahun, ndërsa ti nuk veprove ashtu.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 887 Ebu Hurejra r.a. tregon se kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. teshtinte, e vënte dorën e vet apo ndonjë shami në gojën e vet dhe sa mundej e ulte zërin e tështimës së vet. Transmetuesit nuk i kujtohet se Ebu Hurejra thonte: “e zvogëlonte apo e mbulonte zërin e tështimes.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu si hadith hasen sahih)

Hadithi 888 Ebu Musa r.a. thotë: “Çifutët, kur vinin te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., teshtinin dhe dëshironin që Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. t’u thonte: “Jerhamukumull-llahu!” (All-llahu ju mëshiroftë!). Por, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u thonte: “All-llahu ju udhëzoftë dhe ua ndriçoftë mendjen tuaj!” Share