Libri Rijadus Salihin

Kategoria KERAMETET E EULIJAVE DHE VLERA E TYRE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Pa dyshim dashamirët e All-llahut nuk frikësohen për kurrgjë e as nuk pikëllohen apo jo? Ata, që besojnë dhe që ruhen, për ata ka përgëzime edhe në këtë jetë edhe në ahiret - fjalët e All-llahut nuk kanë të ndryshuar - ajo është njëmend sukses i madh.”

(Junus, 62, 63, 64)

“Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hurma të freskëta. Andaj ha, pi dhe qetësohu!”

(Merjem, 25-26)

“Dhe Zoti i saj e pranoi me ëndje atë dhe e rriti mirë dhe ia la në besë Zekerijjaut. Sa herë që hynte Zekerijja te ajo, në dhomë gjente ushqim te ajo. Prej nga kjo, oj Merjem? - i thonte kurse ajo i përgjigjej:. “Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masë, kë të dojë.”

(Ali Imran,37)

“Kur i patët lënë ata edhe ato të cilave u falen ata, në vend të All-llahut, strehohu pra në shpellë. Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e vet dhe do t’ju përgatisë atë që është e dobishme për ju. Dhe ke mund të shohësh se si dielli, kur lind, i kalon shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndon i kalon nga ana e majtë.”

(el-Kehf, 16-17)

Hadithi 1512 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Në popujt e kaluar ka pasur muhaddethë (njerëz të drejtë), e nëse te populli im ka ndonjë, atëherë ai është Umeri.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1513 Nga Xhabir b. Semurete r. anhuma transmetohet se ka thënë: “U ankuan banorët e Kuffes tek Umer b. el-Hattabi r.a. për Sa’din d.m.th. për Ibn Ebi Vekkasin r.a., kështu që Umeri r.a. (në vend të Sa’dit) e vendosi për mëkëmbës Ammarin. Ata u ankuan sa theksuan që ai nuk falet mirë. Ai e ftoi atë të vijë dhe i tha: “O Ebu Is’hak, këta pohojnë se ti nuk falesh mirë!” (Sa’di) tha: “Pasha All-llahun, sa më përket mua, unë me ta fali, namazin e të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nga i cili unë nuk heq dorë. Unë fal dy rekate të jaci-së, në të cilët e zgjas qëndrimin në këmbë, kurse në dy të fundit e shkurtoj.“ Umeri r.a. tha: “I këtillë është mendimi për ty, o Ebu-l Is’hak!” Atëherë Umeri r.a. i dërgoi me të një apo dy njerëz në Kuffe, të cilët i pyetën banorët e Kuffes për Sa’din në çdo xhami. Të gjithë xhematlinjtë u shprehën mirë për të. Kur i delegu-ari i Umerit r.a. erdhi në xhaminë Beni Absi, një njeri u çua në këmbë. E quanin Usame bin Katade, por kishte ofiqin Ebu Sa’d, dhe tha: “Pasi ti na pyet për Sa’din, unë të pohoj se Sa’di e ka lënë luftimin me ushtrinë, se drejtësinë nuk e ndan drejtë dhe se aktgjykimet nuk i shqipton drejtë.” Atëherë Sa’di tha: “Sa më përket mua, unë vërtet për këtë do të bëj një lutje (nëmë) për tri gjëra: “All-llahu im, nëse ky robi yt është gënjeshtar dhe është ngritur në këmbë për t’u parë e për t’u dëgjuar, atëherë zgjatja jetën, jepi varfëri të gjatë dhe ekspozoje sprovave.” Kështu ka ndodhur, pastaj kur e pyetnin për gjendjen, thonte: “Unë jam plak i moshuar me shumë sprova, më ka zënë nëma e Sa’dit.” Abdulmelik b. Umejri rrëfen se Xhabir b. Semure i ka thënë: “Unë e kam parë pas asaj se si i kanë rënë vetullat në sy nga pleqëria e shtyrë, e kur fqinjët e takonin në rrugë, në të cilat shtrihej, ata i shmangeshin.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1514 Nga Urvete b. Zubejri transmetohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nufejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrë diçka nga toka e saj. Seidi atëherë tha: “Unë të marrë diçka nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Mervani) tha: “Ç’ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Seidi) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngje-shet deri në shtatë palë tokë.” Mervani i tha atij: “Unë nuk të pyes më për sqarim pas kësaj.” Seidi atëherë tha: “All-llahu im, nëse ajo është gënjeshtare, atëherë verboja sytë dhe bëje të vdekur në tokën e saj.” Transmetuesi i këtij hadithi thotë: “Ajo nuk ka vdekur derisa nuk është verbuar dhe, derisa ecte nëpër tokën e saj, ra në një pus dhe u përmbyt në të.” 364 363 Share

(Muttefekun alejhi)