Libri Rijadus Salihin

Kategoria KARAKTERI - MORALI I MIRË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Sepse ti je, me të vërtetë, lart me virtyte të larta.”

(el-Kalem, 4)

.”.. Të cilët e mposhtin hidhërimin dhe i falin njerë-zit.”

(Ali Imran, 134)

Hadithi 628 Transmetohet nga Sa’b ibn Xheth-thame r.a. të ketë thënë: “Ia dhurova të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një gomar të egër, por ai ma ktheu prapë. Kur vërejti (ndryshimin) në fytyrën time tha: “Ne nuk po ta kthejmë për tjetër arsye, por pse e kemi të ndaluar (haram - mbajtjen e kafshëve të egra).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 629 Transmetohet nga Nevvas ibn Sem’ani r.a. se ka thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për mirësinë dhe për mëkatin, e ai më tha: “Mirësi është të jesh me karakter të mirë, kurse mëkat (keqveprim) është ajo që të shqetëson në gjoksin tënd e që dëshiron ta fshehësh nga njerëzit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 631 Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Asnjë send nuk do të jetë më i rëndë në peshojën e besimtarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i mirë. Dhe, vërtet, All-llahu e urren të pamoralshmin dhe fjalëndyrin.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 632 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhenet dhe ka thënë: “Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mire.” Pastaj është pyetur çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhehenem dhe ka thënë. “Goja dhe organet seksuale.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 633 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka karakterin më të mirë, kurse më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirë për gratë e veta.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 634 Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Vërtet besimtari me karakter të mirë arrin gradën e atij që vazhdimisht agjëron dhe që fal namaz.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)

Hadithi 635 Transmetohet nga Ebu Umame el-Bahilij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Unë i jam garant (dorëzan) për një shtëpi në mes kopshtit të Xhenetit atij (besimtari) që e flak grindjen mes veti, edhe nëse ka të drejtë. Dhe për një shtëpi në mes të Xhenetit atij që e lë rrenën, qoftë edhe në mahi. Dhe për një shtëpi në Xhenetin më të lartë atij që e ka moralin më të mire.” Share

(Hadith sahih, transmeton Ebu Davudi me sened sahih)

Hadithi 636 Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet më i dashuri tek unë prej jush dhe më afër meje Ditën e Gjykimit do të jetë ai që është me moral më të lartë. Më të urryerit tek unë dhe më të largët prej meje Ditën e Gjykimit do të jenë ata që flasin shumë, ata që flasin me mendjemadhësi si dhe ata që flasin me gojën plot.” Shokët (as-habët) i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne i njohim ‘thartharët’ (që flasin shumë) dhe ‘muteshed-dikët’ (ata që imponohen), por kush janë ‘mutefejhi-kët’?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Mendjemëdhenjtë!” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se ky është hadith hasen)