Libri Rijadus Salihin

Kategoria FURNIZIMI I FAMILJES

All-llahu i Madhëruar thotë:

.”.. Kurse babai i famijës ka për detyrë ushqimin dhe veshjen e tyre në mënyrë të denjë.”

(el-Bekare, 233)

“Ai që ka, të shpenzojë sipas pasurisë së vet, por edhe ai që është në skamje të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, sepse All-llahu nuk ngarkon askë më tepër sesa i ka dhënë.”

(et-Talak, 7)

.”..Çkado që ju të jepni (dhuroni) Ai atë e kompenson.”

(Sebe’, 39)

Hadithi 295 Nga Ebu Hurejra, r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Të hollat që i ke shpenzuar në rrugë të All-llahut, të hollat që i ke shpenzuar për lirimin e robërve, të hollat që i ke dhënë për të varfërit dhe të hollat që i ke shpenzuar për familjen tënde, shpërblimi më i madh është për ato që i ke shpenzuar për familjen tënde.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 296 Nga Ebu Abdull-llahu (e thuhet Ebu Abdurrahmani) Thevban ibn Buxhdudi, rob (mevla) i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., transmetohet se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Paraja më e vlefshme të cilën e shpenzon njeriu është ajo që e shpenzon për familjen e vet, paraja të cilën e shpenzon për mbajtjen e kafshës për (luftë) në rrugë të All-llahut dhe paraja të cilën e shpenzon për shokët e tij në rrugë të All-llahut.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 298 Transmetohet nga Sa’d ibn Ebu Vekkasi r.a. në një hadith të tij të gjatë, të cilin e theksuam në fillim të librit në kapitullin e Nijetit, se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë atij: “Vërtet, ti nuk do të bësh asnjë shpenzim në emër të All-llahut, e që për të të mos shpërblehesh, madje edhe për atë që e vë në gojën e gruas tënde.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 299 Transmetohet nga Ebu Mes ‘ud el-Bedrij r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur e bën njeriu një shpenzim për mbajtjen e familjes së tij, duke llogaritur shpërblimin e All-llahut, ajo do të jetë për të sadaka.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 301 / 1 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robërit e All-llahut e që të mos zbresin dy engjëj dhe njëri të thotë: “O All-llahu im, jepi kompensim atij që ka shpenzuar”, kurse tjetri thotë: “O All-llahu im, jepi shkatërrim atij që (dorën e vet) ka shtrënguar.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 301 / 2 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që lyp). Fillo prej familjes tënde. Sadaka më e mirë është ajo që bëhet duke qenë i pasur (pasi t’i ketë plotësuar nevojat e fami-ljes), kush bëhet dinjitoz, All-llahu ia ruan dinjitetin dhe kujt i mjafton ajo që ka, All-llahu do t'ia mjaftojë.” Share

(Transmeton Buhariu)