Libri Rijadus Salihin

Kategoria FILLIMI ME EMRIN E ALL-LLAHUT DHE MBARIMI ME FALËNDERIMIN E TIJ

Hadithi 733 Nga Aishja r.anha tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur dikush prej jush fillon të hajë, le ta përmendë emrin e All-llahut të Madhëruar, por nëse harron ta përmendë në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: “Me emër të All-llahut në fillim dhe në mbarim të ushqimit (Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu).” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 734 Xhabiri r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur një njeri hyn në shtëpinë e vet dhe e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, si dhe para se të hajë, atëherë shejtani do t’u thotë shokëve të vet: “Këtu nuk keni as të ndejtur e as ushqim.” Ndërsa kur një njeri hyn në shtëpinë e vet, por nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, atëherë shejtani thotë: “Keni gjetur vend për të ndejtur.” Ndërsa kur njeriu nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hajë, atëherë shejtani u thotë shokëve të vet: “Keni gjetur të ndejtur dhe ushqim.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 735 Hudhejfeja r.a. thotë: “Ne, kur hanim ushqim së bashku me të Dërguarin e All-llahut, nuk e zgjatnim dorën në ushqim, para se t’ia fillonte Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Njëherë ishim duke ngrënë së bashku me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe erdhi një shërbëtore (xharije), sikur e shtyrë nga dikush, erdhi dhe deshi ta vërë dorën e saj në ushqim, por Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e kapi për dore. Pastaj erdhi një beduin (malësor), sikur i shtyrë nga dikush, edhe këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e kapi për dore e pastaj tha: “Vërtet, shejtanit i lejohet të hajë në ushqim nëse në të nuk është përmendur emri i All-llahut. Shejtani ka ardhur me këtë shërbëtore që të hajë së bashku me të, dhe për këtë unë e kapa për dore, e pengova të hajë. Pastaj shejtani erdhi me këtë beduin, që nëpërmes tij të hajë, prandaj edhe këtë e kapa për dore, e pengova. Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, vërtet është dora e tij (shejtanit) në dorën time, me duart e tyre (të shërbëtores dhe beduinit) nuk kam vepruar me dëshirën time, por me urdhrin e Tij i kam penguar që të hanë me ne, pa e përmendur emrin e All-llahut.” Pastaj i Dërguari i All-llahut e përmendi emrin e All-llahut të Madhëruar.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 736 Umejje bin Mahshia Es-Sahabiu r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte ulur dhe një njeri pranë tij filloi të hante pa e përmendur emrin e All-llahut. Pasi gati e kishte kryer ngrënien, kur e afroi kafshatën e fundit te goja tha: “Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu.” (Me emër të All-llahut në fillim dhe në përfundim të ushqimit). Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. qeshi, pastaj tha: “Shejtani hante vazhdimisht me të, por kur e përmendi emrin e All-llahut, e volli gjithë atë që e kishte në barkun e vet.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu)

Hadithi 737 Nga Aishja r.anha thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një nomad dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u tha shokëve të vet: “Sa i përket atij, sikur ta kishte përmendur emrin e All-llahut, do t’u kishte mjaftuar edhe juve.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen sahih)

Hadithi 738 Nga Ebu Umame r.a. bëhet e ditur se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur e çonte sofrën e vet, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut në ushqimin e mjaftueshëm (bollëk) të mirë e të pastër dhe të begatshëm, nga i cili Krijuesi ynë nuk na ka bërë të panevojshëm dhe të mjaftueshëm.” Share

(Transmeton Buhariu)