Libri Rijadus Salihin
Kategoria ENËT PËR PIJE
Lejohet pirja nga të gjitha enët e pastra, përveç enëve të arta dhe të argjendta. Lejohet pirja e ujit nga burimi pa e përdorur enën ose dorën e vet. Ndalohet përdorimi i enës së artë dhe të argjendtë në pije dhe ushqim si dhe në të gjitha përdorimet e tjera.
Hadithi 779 Abdull-llah ibni Zejdi r.a. thotë: “Na erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e i nxorrëm ujë në një enë bakri dhe ai mori abdest.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 780 Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka shkuar te një njeri prej ensarëve dhe me të ishte një shok i tij. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha të zotit të shtëpisë, ensarit: “Nëse ke ujë prej mbrëmë në kirbe (kirbe është enë prej lëkure për ujë që i ngjan janxhikut), e nëse jo, ne do të pimë ujë nga burimi (uji që ka qëndruar në kirbe është më i ftohtë).”