Libri Rijadus Salihin

Kategoria ËNDRRAT DHE LIDHUR ME TO

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Edhe një tjetër argument i Tij është gjumi juaj natën dhe ditën.”

(err-Rrum:23)

Hadithi 846 Ebu Katade r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ëndrra e mirë - në një rivajet tjetër ëndrra e bukur - është prej All-llahut, ndërsa ëndërrimi i keq është prej shejtanit. Prandaj, ai që sheh në ëndërr diçka që nuk i pëlqen, le të fryjë tri herë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga shejtani dhe nuk do t’i bëjë dëm asgjë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 847 Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur di-kush prej jush sheh ëndërr të keqe, të pështyjë në të majtë tri herë dhe të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga shejtani tri herë e të kthehet nga ana në të cilën ishte shtrirë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 848 Ebul Eska, Vathil ibnul Eska r.a., tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet prej shpifjeve më të mëdha është që njeriu të pranojë për baba atë të cilin nuk e ka, ose të vërtetojë se ka parë në ëndërr atë që nuk e ka parë, ose të deklarojë për të Dërguarin e All-llahut atë që nuk e ka thënë.” 363 Share

(Transmeton Buhariu)