Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR EDUKATËN E TË FJETURIT DHE TË NDENJURIT SHTRIRË

Hadithi 819 Berra ibni Azibi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka thënë: “Kur të shkosh në shtrat, merr abdest sikurse për namaz, e pastaj shtrihu në anën e djathtë dhe thuaj: ‘O Zoti im, Ty të dorëzohem me shpirtin tim, te Ti drejtohem me fytyrën time, Ty të autorizoj për çështjen time, Ty të dorëzohem për dëshirat dhe peripecitë e mia. Nuk ka strehim dhe shpëtim përveç te Ti. Unë i besoj Librit Tënd të shpallur si dhe Pejgamberit Tënd të dërguar.’ Le të jenë këto fjalët e tua të fundit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 820 Aishja r.anha thotë: “I Dërguari i All-llahut falte gjatë natës njëmbëdhjetë rekate dhe kur agonte i falte dy rekate të shkurtra, pastaj shtrihej në anën e tij të djathtë derisa vinte muezini dhe thirrte ezanin.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 823 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush ulet në një vend për ulje dhe në të nuk e përmend All-llahun, ai do të jetë i larguar nga All-llahu. Gjithashtu, edhe kush është i shtrirë në një shtrat në të cilin nuk e përmend All-llahun, do të jetë i larguar dhe i ndërprerë prej All-llahut.” Share

(Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë)