Libri Rijadus Salihin

Kategoria EDUKATA DHE SJELLJA GJATË PIJES

Mustehab është që para pijes të mënjanohet çdo send që ka rënë, e sidomos ajo e cila është e dëmshme ose infektuese, edhe nëse kjo kërkon fryrje në enë, a nga ana e jashtme e enës. Mustehab është që të mbahet dora e djathtë para pijes.

Hadithi 761 Nga Enesi r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. merrte frymë kur pinte ujë nga tri herë. Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 762 Nga Ibni Abbasi r.anhuma tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos pini përnjëherësh ashtu siç pijnë kafshët, por pini me dy ose me tre (gllënka) së bashku. Përmendni emrin e All-llahut kur të filloni dhe falënderoni All-llahun kur ta përfundoni pirjen.” Share

(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)

Hadithi 763 Nga Ebu Katade tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka ndaluar frymëmarrjen në enë. Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 765 Nga Sehl ibni Sa’di r.a. tregohet se Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i kishin sjellur diçka për të pirë, piu prej saj, por në anën e djathtë kishte një djalosh, ndërsa në anën e majtë ishin disa njerëz të moshuar, e i Dërguari i All-llahut i tha djaloshit: “A më lejon mua që së pari t’u jap këyre?” Djaloshi u përgjigj: “Jo, për All-llahun, unë askujt nuk i jap përparësi në atë që më takon prej teje.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. me dorën e vet i dha të pijë.” Ky djalosh ishte ibni Abbasi Share

(Muttefekun alejhi)