Libri Rijadus Salihin

Kategoria DURIMI - QËNDRESA (SABRI)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“O besimtarë, kini durim dhe jini të qëndrueshëm...”

(Ali Imran, 200)

“Ne gjithsesi do t’ju sprovojmë me diçka nga frika dhe uria, edhe me humbje të pasurisë dhe të jetës e të fryteve. Dhe ti (Muhammed) përgëzoji durimtarët.”

(el-Bekare, 155)

.”..Vetëm ata që janë të durueshëm realizojnë shpë-rblim të pakufizuar.” (ez-Zumer, 10)

“Por kush duron dhe fal, ajo është nga punët e mençu-ra.”

(esh-Shûrâ 43)

“...Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët.”

(el-Bekare, 153)

“Ne do t’ju sprovojmë derisa t’i dallojmë luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët.”

(Muhammed, 31)

Ajetet të cilat flasin për sabrin dhe shpjegojnë rëndësinë e tij janë të shumta dhe të njohura, kurse në vazhdim hadithet e të Dërguarit:

Hadithi 26 Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush gjithçka në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri, kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 27 Ebu Seid Sa’d ibni Malik el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një grup njerëzish prej ensarëve kërkoi (sende të ndryshme) nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ai u dha, ata përsëri kërkuan, e ai prapë u dha çka kërkuan, derisa nuk i mbeti atij asgjë, e kur harxhoi krejt çka kishte iu tha atyre: “Çdo gjë të mirë që kam do t’ju jap, asgjë nuk do të kursej as s’do të mbaj për vete, por kush dëshiron dhe kërkon dëlirësi, All-llahu do t’ia japë e kush kërkon dhe dëshiron pavarësi, All-llahu do ta bëjë të pavarur, të pasur. Kush bën shumë durim, All-llahu do t’i ndihmojë në durim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e rëndësishme sesa durimi (sabri).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 28 Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinani r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimta-rit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askë tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), andaj edhe kjo i sjell dobi.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 29 Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pasi e rëndoi sëmundja Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e kaploi brengosja dhe tronditja e vdekjes, ndërsa Fatimeja r.anha tha: “O brenga e babait tim!” (Alejhisselami) Tha: “Prej sot, babai yt nuk do të ketë më brenga.” Pasi ndërroi jetë alejhisselami, Fatimeja r.a. tha: “O brenga ime për babanë, që iu përgjigj thirrjes së Krijuesit të vet, o brenga ime për babanë, që tani është në Xhenetu-l-Firdevs, o brenga ime për babanë, për të cilin edhe Xhibrili u brengos!” Ndërkaq, kur as-habët e varrosën në tokë (dhé), Fatimeja r.a. tha: “Shpirtërat tuaj si mund të hedhin dhé mbi trupin e të Dërguarit të All-llahut?” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 30 Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hâritheja - rob i liruar i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i dashur i tij dhe bir i të dashurit të tij r.a., se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më dërgoi tek alejhisselami me porosi se djalin e ka të sëmurë për vde-kje, që të vijë tek ajo. Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotë: “Vërtet, e All-llahut është gjithçka që merr, gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është e afatizuar, andaj le të bëjë durim duke lloga-ritur shpërblim me të tek All-llahu.” Vajza e alejhisselamit e dër-goi përsëri dhe i betohet që të vijë. (Alejhisselami) U ngrit në këmbë, e me të ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe të tjerë radijall-llahu anhum. Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanë fëmijën në duar, ky e mori në prehrin e vet, trupi i dridhej ndërsa lotët i rridhnin rrëke. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i Dërguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo është mëshirë të cilën All-llahu e vendos në zemrat e robërve të Tij.” Kurse sipas një transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të Tij që Ai dëshiron. Dhe njëmend, All-llahu bën mëshirë ndaj robërve të Tij të mëshirshëm.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 32 Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bë durim.” Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i tre-guan se ai ishte Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe, pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njo-hur.” (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atëherë është më së vështiri).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 33 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, është me Xhenet.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 34 Transmetohet nga Aishja r.a. se ajo e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për murtajën (taûn) dhe ai e ka lajmëruar se: “Ajo është dënim (adhab), që All-llahu ia dërgon kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjend-et në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e All-llahut (për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që All-llahu ia ka përcaktuar - e që të mos e ketë shpërblimin e shehidit.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 35 Transmetohet nga Enesi r.a. që thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “All-llahu xh.sh. thotë: “Në-se robin Timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensoj me Xhenet.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 36 Nga Ata’ibn Ebi Rebahu transmetohet të ketë thënë: “Ibni Abbasi më ka thënë: “A do të ta tregoj një nga gratë e Xhenetit? “Gjithsesi” i thashë, e ai më tha: “Kjo grua zezake erdhi te Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e i tha: “Mua nganjëherë më godet epilepsia dhe unë atë e fsheh (nga njerëzit), andaj lute për mua All-llahun e Madhërishëm.” (Pejgamberi) Tha: “Nëse do, bë durim në sëmundje, do ta fitosh Xhenetin, e nëse do, po i bëj lutje All-llahut të Madhërishëm që të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj.” Pastaj ajo vazhdoi: “Unë e kam fshehur, andaj lute All-llahun që më mos ta fsheh.” Dhe Pejgamberi i bëri lutje.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 37 Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’udi r.a., i cili ka thënë: “Sikur e shikoj të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se si tregon për njërin nga Pejgamberët e All-llahut salavatull-llahi ve selamuhu alejhim se si e ka rrahur populli i vet aq shumë sa e ka përgjakur, ndërsa ai duke e fshirë gjakun nga fytyra thonte: “O Zoti im, fale popullin tim, se ata nuk dine.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 38 Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma përcillet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre All-llahu ia shlyen mëkatet atij.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 40 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kujt dëshiron All-llahu t'i japë të mira, do të qëllohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 41 Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Assesi askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen e vet për shkak se e ka goditur ndonjë e keqe. E nëse është i detyruar, atëherë le të thotë: “O Zoti im, më le të jetoj derisa të jetë për mua jeta më e dobishme, kurse më vdis kur të jetë vdekja për mua më e dobishme.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 42 Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Habbab ibn el-Eret'ti r.a.: “Iu ankuam të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (për persekutimet nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa’bës në burdën e tij, që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: “A nuk do të na ndihmosh, a nuk do të na bësh lutje (dua)?” Ai na tha: “Më parë (para jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, ia hapnin një gropë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sanasë deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni (nuk jeni durimtarë).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 44 Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur All-llahu i dëshiron një robi të Vet diç të mirë (hajr), Ai ia shpejton dënimin në këtë botë, ndërsa kur All-llahu dëshiron që një rob të Vetin ta qëllojë e keqja (sherr), Ai ia lë mëkatet e pafalura në këtë botë, ashtu që të vijë me mëkate në Ditën e Gjykimit dhe aty e gjen e keqja.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. po ashtu ka thënë: “Vërtet madhësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësisë (fatkeqësisë). Vërtet All-llahu kur e do një popull, e sprovon me fatkeqësi. Kush është i kënaqur me All-llahun në fatkeqësi (bela), edhe All-llahu është i kënaqur me të, ndërsa kush hidhërohet për këtë, edhe All-llahu hidhërohet me të.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)

Hadithi 46 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk është trimëri në dyluftim (mundje), por trimëri është ta përmbash veten nga zemërimi.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 47 Nga Sulejman ibn Suredi r.a. përcillet të ketë thënë:”Isha ulur me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kurse dy njerëz shaheshin ndërmjet veti. Njëri prej tyre u skuq prej zemërimit dhe iu frynë damarët e qafës. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Vërtet unë e di një fjalë që nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka gjetur. Nëse thotë: “E udhu bi-l-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim (I mbështetëm All-llahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojë ajo që e ka kapluar.” Të pranishmit i thanë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë që t’i mbështetesh All-llahut nga djalli i mallkuar.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 48 Nga Muadh ibn Enesi r.a. përcillet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e përmban zemërimin e tij edhe atëherë kur ka mundësi ta shprehë (mbi personin që e ka zemëruar), All-llahu i Madhërishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krijesave ta zgjedhë cilën të dojë nga hyrijat.” Share

Hadithi 49 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet: “Një njeri i tha të Dërgua-rit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Më porosit diçka (më përudhë).” I Dërgua-ri tha : “Mos u zemëro!” Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: “Mos u zemëro!” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 50 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnë së godituri fatkeqësitë në vetvete, në fëmijët dhe në pasurin e derisa të tako-het me All-llahun e Madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 54 Nga Ebu Ibrahim Abdull-llah ibn Ebi Evfa r.anhuma përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në një prej ditëve kur priste takimin me armikun deri në fillim të perëndimit të diellit, u ngrit dhe u tha të pranishmëve: “O njerëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, luteni All-llahun për shëndet, por, kur të përlesheni me armikun atëherë bëhuni të qëndrueshëm dhe dijeni se Xheneti është nën hije të shpatave.” Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “O Zoti im, që je Shpallës i Librit, Lëvizës i reve, Mundës i aleatëve (në luftën e Hendekut), mundi ata dhe neve na ndihmo ndaj tyre!” Share

(Muttefekun alejhi)