Libri Rijadus Salihin

Kategoria DUAJA PËR TË SËMURIN PARA VIZITËS

Hadithi 906 Aishja r.anha tregon se kur ndokush i ankohej Pejgamberit s.a. v.s. për ndonjë gjë, sëmundje apo plagë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e pre-kte në atë vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij në tokë pastaj e ngriti, duke dashur të tregojë se si ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) e pastaj tha: “Bismil-lahi, turbetu erdina, birikati ba’dina, jushfi bihi sekimuna, bidhni rab-bina.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 910 Ebu Abdull-llah Uthman ibni Ebil Asi r.a. tregon se i është ankuar Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për një sëmundje në trupin e vet. I Dërguari i All-llahut i tha: “Vëje dorën tënde në vendin në të cilin ke dhembje dhe thuaj: “Bismil-lahi (tri herë) dhe shtatë herë thuaj: “Kërkoj mbrojtje nga i Gjithëfuqishmi prej sherrit të asaj që ndiej dhe prej atij që i ruhen.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 912 Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka hyrë te një beduin për ta vizituar dhe duke e vizituar të sëmurin thonte: “Nuk ka rrezik, pastrim (ti je ai që pastrohet prej mëkateve) me dashjen e All-llahut.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 914 Ebu Seid El-Hudriu dhe Ebu Hurejra r.anhuma kanë qenë dëshmitarë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë: ‘La ilahe il-lall-llahu uall-llahu ekber’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, All-llahu është më i madhi), All-llahu do ta dëshmojë se ai flet të vërtetën dhe do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, Unë jam më i madhi’. Ndërsa kur të thotë njeriu: ‘La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, Ai është i vetmi i pashoq), atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se unë jam Zot i vetëm dhe nuk kam shok në asnjë send.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ue lehul hamdu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, i Tij është sundimi dhe Atij i takon falënderimi), atëherë All-llahu xh.sh. thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje, dhe sundimi e falënderimi është i Imi.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘Nuk ka Zot, përveç All-llahut, nuk ka asnjë akt, punë dhe ndërrim që bëhet përveç me fuqinë e All-llahut’, atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje dhe çdo ndryshim, çdo aksion dhe çdo fuqi është vetëm me Mua, kjo vepër është vetëm Imja.’ Atëherë i Dërguari i All-llahut tha: “Kush e thotë këtë gjatë sëmundjes së vet e pastaj vdes, nuk do ta përtypë (gëlltitë) zjarri i Xhehenemit.” Share

(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)