Libri Rijadus Salihin

Kategoria E DREJTA E FQINJIT DHE POROSIA PËR TË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Te! Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe bonjakët edhe të varfërit e ngratë, edhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët për rreth, edhe udhëtarët edhe ata që janë nën kujdesin tuaj!”

(en-Nisa, 36)

Hadithi 308 Transmetohet nga Ibni Umeri dhe Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vazhdimisht më ka porositur Xhibrili për fqinjin, saqë kam menduar se do t'i jepë të drejtë edhe në trashëgimi.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 309 Transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “O Ebu Dherr, kur të ziesh çorbë, shto në të ujë dhe kujdesu për fqinjin.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 310 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurtë nga të këqijat e tij!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 313 Transmetohet, po ashtu nga Ebu Hurejra r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame mos ta shqetësojë fqinjin e vet, kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le ta nderojë mikun (musafirin) e vet dhe kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le të flasë mirë ose le të heshtë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 316 Transmetohet nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shokë më të mirë tek All-llahu i Madhëruar janë ata që janë më të mirë për shokun e vet dhe fqinjë më të mirë tek All-llahu janë ata që janë më të mirë për fqinjin e vet.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)