Libri Rijadus Salihin

Kategoria DOMOSDOSHMËRIA E URDHËRIMIT TË FAMILJES, FËMIJËVE DHE TË GJITHË ATYRE NËN KUJDES PËR DËGJUESHMËRI NDAJ ALL-LLAHUT, NDALIMI I TYRE NGA MOSDËGJUESHMËRIA DHE EDUKIMI E PENGIMI NGA KRYERJA E TË NDALUARAVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insis-to në këtë!”

(Ta Ha,l32)

“O besimtarë, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri.”

(et-Tahrim,6)

Hadithi 303 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.: “Hasani, i biri i Aliut r.a. (si fëmijë) njëherë e mori një hurmë nga hurmat e dhëna për sada-ka dhe e shtiu në gojë. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Mos, mos, gjuaje atë! A nuk e di se ne nuk hamë sadaka?!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 305 Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë:“Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për tufën e tij. Imami (udhëheqësi – sunduesi) është bari (i popullit të vet) dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe do të përgji-gjet për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të jetë përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari (rojtar) i pasurisë së zotëriut të vet dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgji-gjet për tufën e tij.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 306 Transmetohet nga Amr ibn Shuajbi, ky nga babai i tij, e ai nga babai i vet r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falur) namaz kur të jetë shtatë vjeç, e detyrojëni me forcë (rrihni) kur t’i bëjnë dhjetë vjeç dhe ndajini në shtrat.” Share

(Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi)