Libri Rijadus Salihin

Kategoria DHIKRI - PËRMENDJA E ALL-LLAHUT, VLERA E DHIKRIT DHE NXITJA E TIJ

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Të përmendurit e All-llahut është më e madhe.”

(el-Ankebut, 45)

“Më kujtoni Mua, t'ju kujtoj edhe unë.”

(el-Bekare, 152)

“Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe vendosmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët.”

(el-A’raf, 205)

“Dhe përmendeni All-llahun shpesh, ndoshta do të shpë-toni.”

(el-Xhumuah, 10)

“Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e besimtareve, edhe të dëgjueshmëve e të dëgjueshmeve, edhe të sinqertëve e të sinqertave, edhe durimtarëve e durimtareve, edhe të përulurve e të përulurave, edhe meshkujve që japin sadaka edhe femrave që japin sadaka, edhe meshkujve që agjërojnë edhe femrave që agjërojnë, edhe meshkujve që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet edhe femrave që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe meshkujve që e përmendin All-llahun shpesh si edhe femrave, All-llahu me të vërtetë u ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.”

(el-Ahzab, 35)

“O besimtarë, kujtone shpesh All-llahun! Dhe atë madhërone në mëngjes e në mbrëmje.”

(el-Ahzab, 41-42)

Ajetet për këtë kapitull janë të shumta dhe të njohura.

Hadithi 1419 Nga Ebu Ejjub el-Ensarij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka zot tjetër për-veç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robëria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1420 Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka thënë: “A të të njoftoj me fjalët më të dashura për All-llahun? Fjalët më të dashura të All-llahut janë: “Subhanall-llahi ue bihamdihi” (Madhëria dhe falënderimi i përkasin All-llahut të madhëruar.) Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1421 Nga Ebu Malik el-Esh’arij r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit, el-hamdu lil-lahi mbush peshojën, kurse subhanall-llahi uel-hamdu lil-lahi mbush çdo gjë ndërmjet qiejve dhe tokës.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1422 Nga Sa’d b. Ebi Uekkasi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një beduin erdhi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tha: “Mësomë të them ndonjë fjalë!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: “Lâ ilâhe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, All-llahu ekberu kebiren, uel-hamdu lil-lahi kethiren, ue subhanall-llahu rabbil-alemine, ue la havle ue la kuuete il-la bil-lahi-l-azizil-hakim.” (Nuk ka Zot përveç të vetmit All-llah që nuk ka shoqërues, All-llahu është më i Madhi në madhërinë e Vet, për All-llahun qofshin falënderimet e shumta, Lavdia i qoftë All-llahut, krijuesit të botëve. Nuk ka fuqi as forcë pa All-llahun, të Lavdishëm dhe të Urtë). Beduini tha: “Të gjitha këto janë të Krijuesit tim e ç’është e imja?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë. “Thuaj: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më përudh dhe më furnizo.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1423 Nga Theubani r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut, kur e përfundonte namazin, tri herë kërkonte falje, e pastaj thonte: “All-llahu im! Ti je selam dhe nga Ti është selami, bekimi qoftë mbi Ty, o zotërues i madhërisë dhe bujarisë.” Kur është pyetur el-Euzaija, një nga transmetuesit e hadithit: “Si kërkohet falje (istigfar)?” Ai ka thënë: “Thuhet: Estagirull-llahe, estagfirull-llahe” (e lus All-llahun për falje).” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1424 Nga Mugire b. Shu’beh r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pas përfundimit të namazit dhe dhënies selam ka thënë: “La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir. All-llahume la mânia lima a’atajte, ue la mu’tije lima mena’te, ue la jenfeu dhel-xheddi minke-l-xheddu.” (Nuk ka Zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, që nuk ka shoqërues në asgjë, i Tij është tërë sundimi dhe vetëm Atij i përket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as dhënies që Ti e ndalon, as të zellshmit nuk i vlen zelli dhe puna pa dhënien e All-llahut. Prej teje është zelli e pasuria). Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1426 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se muhaxhirët varfanjakë i kanë ardhur të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe kanë thënë: “Të pasurit na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme. Ata falen si falemi edhe ne, agjërojnë sikur agjërojmë ne, ata kanë dobi nga pasuria, ata kryejnë haxhin, umren dhe xhihadin dhe ndajnë sadaka.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “A dëshironi t’ju mësoj diçka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vijnë pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlefshëm përveç nëse vepron ç’veproni edhe ju.” Muhaxhirët varfanjakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i All-llahut!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Do të thoni subhanall-llah, el-hamdu lil-lah dhe All-llahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.” Ka thënë transmetuesi Ebu Salih nga Ebu Hurejra: “Kur është pyetur për mënyrën praktike të dhikrit (pas namazit, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.), ka thënë: “Subhanall-llah, ue-l-hamdu lil-lah, uall-llahu-ekber, që secila të jetë nga tridhjetë e tri herë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1427 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e lavdon All-llahun pas çdo namazi me tridhjetë e tri herë dhe kush e falënderon All-llahun tridhjetë e tri herë, e kush e madhëron All-llahun tridhjetë e tri herë, e pastaj e plotëson këtë me të njëqindtën: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu; lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu; ve huve ala kul-li shej’in kadir, do t’i falen mëkatet, qofshin ato edhe se shkuma e detit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1428 Nga Ka’b b. Uxhre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Përcjellëset (fjalët pas namazit), të cilat nuk do ta tradhtojnë kryerësin, shqiptuesin e tyre, ose pas çdo namazi të obliguar janë tridhjetë e tri herë tesbihi, tridhjetë e tri herë tahmidi dhe tridhjetë e katër herë tekbiri.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1430 Nga Mu’adhi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka marrë për dore dhe i ka thënë: “O Mu’adh, për All-llahun, unë të dua.” Pastaj ka thënë: “O Mu’adh, unë të porosis që assesi në fund të namazit mos të lëshë pa thënë: “All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike.” (All-llahu im! Më forco dhe më bën të fortë në dhikrin (përmendjen) Tënd, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.” Share

(Ebu Davudi me senede sahih)

Hadithi 1431 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur ta kryeni teshehhudin në namaz, çdonjëri nga ju le të kërkojë nga All-llahu mbrojtjen nga katër gjëra me fjalët: “O All-llahu im! Më ruaj nga dënimi i Xhehenemit, dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes, dhe nga sherri i mashtrimeve të Dexhxhallit - Antikrishtit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1432 Nga Aliu r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur falej, gjithnjë thonte ndërmjet teshehhudit dhe selamit: “All-llahu im! Më fal ç’kam bërë dhe ç’kam lënë pa bërë, ç’kam fshehur dhe ç’kam bërë publikisht, dhe ç’kam tepruar, dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Ti je ai që i paraprin çdo gjëje, kur-se unë jam ai që të ndjek Ty, nuk ka zot tjetër përveç Teje.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1433 Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pat shpeshtuar të thonte në rukunë dhe sexhdet e tij: “Subhaneke-ll-llahumme rabbena ve bihamdike, All-llahumme-gfirli” (Lavdia të qoftë Ty, o All-llahu im, Krijuesi im, Ty të qoftë falënderimi, All-llahu im, më fal!”). Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1435 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sa i përket rukusë, në të duhet madhëruar Krijuesi tuaj; sa i përket sexhdes, në to përpiquni me dua, sepse është e mundur t’ju pranohet lutja.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1441 Nga nëna e besimtarëve Xhuvejrije binti-l-Harith r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një mëngjes doli nga ajo në kohën e sabahut, ndërsa ajo ishte në mesxhidin e saj. Pastaj u kthye, pasi e fali namazin e duhasë (ora 9-10 paradite, N.I.), kurse ajo ishte ulur, me ç’rast (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Ti qenke në gjendjen e njëjtë në të cilën të kam lënë kur jam ndarë prej teje.” Ajo tha: “Po.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet pas teje kam thënë katër fjalët nga tri herë, dhe sikur ato të mateshin me ato që ti ke thënë gjatë tërë ditës, këto fjalë do të anonin, e ato janë. “Subhanall-llahi ve bihamdihi adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi, ve midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe Atij i qoftë falënderimit në numrin e krijesave të Tij, kënaqësisë së Tij personale, peshën e Arshit të Tij dhe ngjyrës së fjalëve të Tij).” Në transmetim të Tirmidhiut është: “A dëshiron të të mësoj fjalët të cilat do t’i theksosh?” (Pastaj e theksoi tesbihin e cekur, duke e thënë nga tri herë): “Subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi midade kelimatihi, subhannall-llahi midade kjelimatihi, subhanall-llahi midade kelimatihi.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1443 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu i madhëruar thotë: “Unë jam në men-dimet e robit Tim për Mua, Unë jam me të kur më përmend Mua, nëse ai më përmend në veten e tij, Unë e kujtoj atë në veten Time, e nëse ai më përmend Mua në bashkësi, edhe Unë atë e kuj-toj në bashkësi më të mirë se të atij.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1444 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ju kanë tejkaluar muferridunët!” (As’habët) thanë: “Kush janë këta muferridunët, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Muferridë (individë të veçantë) janë ata dhe ato që e përmendin shumë All-llahun xh.sh.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1445 Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Dhikri më i vlefshëm është La ilahe il-lall-llah.” Share

(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadidh hasen)

Hadithi 1447 Nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë: Subhanall-llahi ve bihamdihi (Lavdia dhe falënderimi i qoftë All-llahut) për të mbillet një hurmë në Xhenet.” Share

(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1448 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “E kam takuar Ibrahimin a.s. natën e Israsë, e ai më tha: O Muhammed, komunikoji umetit tënd nga unë selam dhe lajmëroji se Xheneti është vend i mirë; ujë i ëmbël dhe i shërueshëm. Dhe lajmëroji se Xheneti është rrafshinë; fidani i Xhenetit është subhanall-llahi, uel-hamdu lil-lah, la ilahe il-lall-llah dhe All-llahu ekber.” Share

(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1449 Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi s.a. v.s.) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut.” Share

(Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)

Hadithi 1451 Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se ka thënë: “Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “A dëshiron të të drejtoj në një nga thesarët e Xhenetit?” U përgjigja: “Sigurisht, o i Dërguari i Zotit.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “La haule ue lâ kuuete il-la bil-lahi” (Nuk ka fuqi as forcë pa ndihmën e All-llahut). Share

(Muttefekun alejhi)