Libri Rijadus Salihin

Kategoria DHIKRI GJATË SABAHUT DHE AKSHAMIT

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe devotshmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët.”

(el-A’raf, 205)

Ekspertët gjuhësorë pohojnë se “asâl” është shumësi i “esîl.” Kjo kohë është ndërmjet ikindisë dhe akshamit.

“Ndërsa Zotin tën madhëroje dhe lavdëroje në mbrëmje dhe në mëngjes.”

(Gafir, 55)

“Dhe lartëso me falënderim Zotin tënd, para se të dalë dielli dhe para se të perëndojë.”

(Ta Ha, 130)

Ekspertët gjuhësorë pohojnë se “ashijjun” d.m.th. koha prej drekës deri në aksham.

“Nëpër shtëpi që janë ngritur me lejen e All-llahut aty përmendet edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje. Ka njerëz, të cilët puna dhe shitblerja nuk i pengon ta përmendin All-llahun në muzg dhe në agim.”

(Sa’d, 18)

Hadithi 1461 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur zgjohej thonte: “O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na zë mbrëmja, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.” Kurse kur binte në gjumë thonte: “O All-llah, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1462 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Ebu Bekr es-Siddiku r.a. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, m’i urdhëro disa fjalë që t’i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së njohurës, Krijues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe e idhuj-tarisë së tij.” (Pastaj) ka thënë (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.): “Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat.” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih)

Hadithi 1463 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ngrysej, thonte: “Ne jemi ngrysur, por edhe sundimi i All-llahut, nuk ka zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, i Cili nuk ka rival.” Transmetuesi më tej thotë: “E kam parë (Pejgamberin s.a. v.s.) se pas fjalëve të theksuara ka thënë: “Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdia, Ai është i Gjithëfuqishëm. O Krijues, të kërkoj-më të mirën për tërë këtë natë dhe për ato që vijnë pas kësaj. Të mbështetem prej çdo të keqeje në këtë natë dhe së keqes në netët vijuese. Krijues, të mbështetem nga përtacia dhe mendjemadhësia e shëmtuar. Të mbështetem nga dënimi i Xhehenemit dhe dënimi në varreza.” Ndërsa kur zgjohej, thonte po ashtu kështu, por në vend: “jemi ngrysur” (emsejna) thonte “jemi zgjuar” (asbahna) dhe “sundimi yt është zgjuar.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1464 Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka thënë: “Lexoje: Kul huuAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu) kur të ngrysesh dhe kur të zgjohesh nga tri herë, do të mjaftojë kjo mbi të gjitha.” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)