Libri Rijadus Salihin
Kategoria DEVOTSHMËRIA (ET-TAKUA)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë.”
(Ali Imran, l02)
“Prandaj, shprehni devotshmëri All-llahut sa të mund-eni.” (et-Tegabun, l6)
“O besimtarë! Frikësojuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën!”
(el-Ahzab, 70)
Ajetet që urdhërojnë për devotshmëri janë të shumta dhe të njohura. Po ashtu All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”..Ai që i ruhet All-llahut, për atë ka rrugëdalje. Dhe do ta furnizojë prej nga nuk e kujton fare.”
(et-Talak 2-3)
.”.. Nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i largojë veprat tuaja të këqija e do t’jua falë. All-llahu është Mirëbërës i madh.”
(el-Enfal, 29)
Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura, kurse prej haditheve ja disa:
Hadithi 70 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. që thotë se e kanë pyetur Pejgamberin: “O i Dërguari i All-llahut, cili është njeriu më i ndershëm?” (Pejgamberi) Tha: “Ai që është më i devotshëm.” (Të prani-shmit i) Thanë: “Nuk të pyetëm për këtë.” (Pejgamberi) Tha: “Jusufi është Pejgamber i All-llahut, bir i Pejgamberit të All-llahut, bir i Pejgamber të All-llahut, bir i mikut (halilit) të All-llahut.” Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!” (Pejgamberi) Tha: “Atë-herë për të parët e arabëve po më pyetni? Ata të cilët kanë qenë të zgjedhur në xhahilijjet janë të zgjedhur edhe në Islam, vetëm nëse janë që kuptojnë (njohës të dispozitave fetare).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 71 Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. përcillet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet kjo botë (dunjaja) është e ëmbël dhe tërheqëse dhe vërtet All-llahu ju ka bërë në të mëkëmbës (zëvendës), Ai ju vështron si veproni, andaj ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave, sepse vërtet intriga (fitneja) e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 72 Nga Ibni Mes’udi përcillet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O Zoti im, unë të lutem Ty për udhëzim (përudhje), për devotshmëri, për ndershmëri dhe për pavarësi (nga njerëzit).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 73 Nga Ebu Tarif Adij ibn Hatim et-T’aij r.a. përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush betohet me betim për diçka, e pastaj vëren diçka më të devotshme (se ajo për të cilën është betuar), le ta marrë (ose të veprojë) atë që është më e devotshme (duke e thyer-shkelur betimin!).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 74 Nga Ebu Umame Suddejj ibn Axhlan el-Bahilij r.a. përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke e mbajtur hutbenë në haxhin e lamtumirës, ku thotë: “Frikësojuni All-llahut, falni pesë kohët e namazit, agjërojeni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj e do të hyni në xhenetin e Krijuesit tuaj.”
(Transmeton Tirmidhiu në fund të kaptinës për namazin dhe thotë: hadith hasen sahih)