Libri Rijadus Salihin
Kategoria DETYRAT E GRUAS NDAJ BURRIT
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Burrat janë mbështetja e grave me aq sa i ka dhënë All-llahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e tyre. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe në mungesë të burrit kujdesen për atë që kujdeset edhe All-llahu.”
(en-Nisa, 34)
Prej haditheve të kësaj teme është edhe ai i theksuari në kapit-ullin paraprak nga Amr ibn el-Ahves.
Hadithi 287 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse fle burri dhe e kalon natën i hidhëruar me të, engjëjt do ta mallkojnë (atë grua) deri në mëngjes.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 288 Transmetohet, po ashtu, nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk i lejohet gruas që të agjërojë (nafile) kur e ka burrin të pranishëm, përveç me lejen e tij. Po ashtu, ajo nuk lejon hyrje në shtëpi të tij, pa lejen e tij.”
(Muttefekun alejhi, kurse ky citat është i Buhariut)
Hadithi 289 Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Mëkëmbësi është bari, burri në familjen e tij është bari, gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe rojtare e fëmijëve. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të jetë përgje-gjës për tufën e tij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 291 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sikur ta urdhëroja dikë për t’i bërë sexhde dikujt tjetër (përveç All-llahut), do ta urdhëroja gruan për t’i bërë sexhde burrit të saj.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hadithi hasen sahih)