Libri Rijadus Salihin

Kategoria Ç'THUHET KUR TË MBULOHET I VDEKURI

Hadithi 924 Ummi Selma r.anha thotë: “Hyri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tek Ebu Selma dhe ai kishte humbur të pamurit. Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ia mbylli sytë dhe tha: “Vërtet kur të dalë shpirti, atëherë atë e përcjell edhe shikimi.” Në atë moment disa anëtarë të familjes së Ebu Selmes filluan të bërtasin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë tha: “Mos kërkoni për vete përveç hajrit, sepse melekët bëjnë amin për të gjitha ato që ju thoni.” Pastaj tha: “O Zoti im, fale Ebu Selmen dhe ngreje gradën e tij në shoqërinë e të udhëzuarve që kanë ndjekur rrugën Tënde dhe fali pasardhës të denjë, na fal ne dhe atë, o Krijues i botëve, dhe zgjeroje varrin e tij dhe ndriçoje.” Share

(Transmeton Muslimi)