Libri Rijadus Salihin

Kategoria ÇFARË LEXOHET NË NAMAZIN E XHENAZES

Hadithi 940 Ebi Abdurrahman Avf ibni Malik r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka falur një xhenaze dhe e kam mbajtur në mend lutjen e tij, të cilën ai e lexoi: ‘O Zoti im, fale dhe mëshiroje, falja mëkatet e tij. Bëja të këndshëm qëndrimin e tij, zgjeroja vendbanimin e tij të ri. Laje trupin e tij me ujë, borë e akull të mirë dhe të këndshëm dhe pastroje prej mëkateve të tij ashtu si pastrhen rrobat e bardha prej fëlliqësirave, ndërroja shtëpinë me më të mirë dhe familjen me më të mirë si dhe gruan me më të mirë. Fute në Xhenet dhe mbroje nga dënimi i varrit dhe dënimi i zjarrit të Xhehenemit.” Transmetuesi thotë: “Dëshirova që unë të isha i vdekuri.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 941, 942, 943 Ebu Hurejra, Ebu Katadeje dhe Ebu Ibrahim Eshhelij nga baba i tij - i cili ishte sahab i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. - r.anhum tregojnë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka falur një xhenaze dhe ka thënë: “O Zoti im, fali të gjallët dhe të vdekurit tanë, të vegjlit dhe të mëdhe-njtë, meshkujt dhe femrat, ata që janë të pranishëm dhe ata që mungojnë. O Zoti im, atë të cilin e sjell në këtë jetë, të jetoj në Islam, dhe ai i cili vdes prej nesh, të vdesë me iman. O Zoti im, mos na nda nga dobia e tij dhe mos na vë në sprovë pas tij.” (Transmeton Tirmidhiu sipas rivajetit të Ebu Hurejres dhe Eshhelis. Transmetimi i Ebu Davudit nga rivajeti i Ebu Hurejres dhe Katades.” Hakimi thotë: “Hadithi i Ebu Hurejres është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe të Muslimit. Tirmidhiu thotë se Buhariu ka thënë: “Rivajeti më i saktë i këtij hadithi është i Eshheliut.” Buhariu thotë: “Gjëja më e saktë në këtë temë është hadithi i Avf ibni Malikut.” Share

Hadithi 944 Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur të falni namazin e të vdekurit, atëherë lutuni për të me gjithë zemër.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)

Hadithi 945 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në një xhenaze ka thënë: “O Zot, Ti je Zot i tij dhe Ti e krijove dhe Ti e drejtove në Islam. Ti ia ke marrë shpirtin dhe Ti i di të fshehtat dhe të dukshmet e tij, ne kemi ardhur të kërkojmë shefaatin Tënd për këtë të vdekur dhe fale.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)

Hadithi 946 Vathile ibnul Esk’a r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e fali me ne xhenazen e një njeriu musliman dhe gjatë lutjes e dëgjova duke thënë: “O Zoti im, ky i biri i filanit është në mbrojtjen Tënde dhe në fqinjësinë Tënde dhe ruaje nga prova e varrit dhe dënimi i zjarrit. Ti e përmbush premtimin dhe meriton falënderim. O Zoti im, fale dhe mëshiroje. Vërtet, Ti je Ai që fal dhe mëshiron.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)

Hadithi 947 Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.anhuma në xhenazen e vajzës së vet ka marrë katër tekbire dhe pas tekbirit të katërt qëndroi sa në mes dy tekbireve të para duke kërkuar falje dhe duke u lutur për bijën e vet, e pastaj tha: “I Dërguari i All-llahut vepronte po në këtë mënyrë.” Ndërsa në një rivajet thuhet: “Bëri katër tekbire, pastaj qëndroi një moment derisa mendova se ai do të thërret edhe tekbirin e pestë, pastaj dha selam në të djathtë dhe në të majtë. Pasi mbaroi, i thamë: “Ç’është kjo?” Ai u përgjigj: “Unë nuk kam shtuar më tepër se ajo që e kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”, ose ka thënë: “Kështu ka vepruar i Dërguari i All-llahut.” Share

(Transmeton Hakimi, hadith hasen)