Libri Rijadus Salihin

Kategoria ÇFARË LEJOHET NGA PËRGOJIMI

Dije se përgojimi është i lejuar për qëllime të pastra të sheria-tit, deri te të cilët, pa përgojim, nuk mund të arrihet. Këto arsye janë gjashtë:

Shkaku i parë është: dhuna e vazhdueshme. Atij personi që i bëhet dhunë, i lejohet të ankohet te sunduesi, gjyqtari ose ndonjë tjetër që është në sundim apo që ka mundësi ta zbatojë drejtësinë mbi tiranin. I dëmtuari thotë: “Filani më ka bërë dhunë kështu e kështu.”

Shkaku i dytë i lejimit të zbulimeve të mëkateve të huaja është kërkesa e mundësisë që të çrrënjoset ndonjë punë e shëmtu-ar dhe që mëkatari të përmirësohet. Lejohet t’i thuhet atij që ka mundësi të pengojë ndonjë të keqe: “Filani punon kështu e kështu, prandaj pengoje atë nga ajo dhe të ngjashme.” Synimi i tij duhet të jetë arritja e çrrënjosjes së ndonjë pune të shëmtuar. Nëse synimi i tij është diçka tjetër, atëherë zbulimi i të metave të tjetërkujt është e ndaluar.

Shkaku i tretë kur lejohet zbulimi i të metave të huaja është kërkimi i fetvasë përkatëse. Njeriut të cilit i është bërë e padrejtë i lejohet të thotë: “Më ka bërë dhunë babai im, vëllai im, burri im, ose dikush tjetër kështu e kështu, prandaj a ka të drejtë ai në këtë? Si do të çlirohem unë nga kjo dhunë, si do ta arrij unë të drejtën time, si do ta pengoj dhunën e të ngjashme?.” Kjo është e lejuesh-me në domosdoshmëri. Gjithësesi më e mirë dhe më e pëlqyeshme është t’i thuhet (muftisë): “Ç’thua ti për njeriun, personin ose bashkëshortin, puna e të cilit është kështu e kështu? Qëllimi mund të arrihet edhe pa përcaktimin dhe emërtimin e saktë, por edhe përveç kësaj, të përcaktohet saktësisht, të shënohet dhe të emër-tohet dikush është e lejuar, siç do t’i përmendim në hadithin e Hindës, in sha’All-llah!

Shkaku i katërt është paralajmërimi i muslimanit nga e keqja dhe këshillimi i tyre. Kjo arrihet në mënyra të ndryshme, si psh: detyrimi në gënjeshtër, përgënjeshtrimi i hapur i transmetimeve dhe dështimeve të rrejshme. Kjo është e lejuar sipas mendimit të të gjithë muslimanëve, madje edhe obligim për shkak të nevojës, e pastaj të pyesësh dhe të merresh vesh për punët e individëve me të cilët dëshiron të vendosësh marrëdhëniet martesore, të bashkohesh në udhëtim, në tregti, në punë e të ngjashme dhe me personat me të cilët dëshirohesh të bëhesh fqinj. Është obligim i personit që pyetet për dikë që mos ta fshehë gjendjen për të, por t’i shtrojë haptas të gjitha të metat që gjenden te personi për të cilin hulum-tohet, por me qëllim të mirë që t’i jepet këshillë pyetësit. Kështu, është obligim ta këshillosh një student që mëson dituritë fetare, por i drejtohet për këshillë ndonjë heretiku i cili ndjek risitë ose ndonjë mëkatari. Është detyrë, pra, t’i tërhiqet vërejtje ndonjë studenti që shërbehet me dijen e ndonjë risimtari për rrezikun nga ajo. Është detyrë ta këshillosh dhe t’ia sqarosh gjendjen e tij, por që ekskluzivisht ta ketë qëllimin e këshillës. Kjo është punë ku mund të gabohet lehtë, sepse është e mundshme që oratorin ta udhëheqë xhelozia dhe që djalli ta mashtrojë, dhe ta verbojë në atë punë, kurse atij t’i duket se puna e tij është këshillë, prandaj të tillët duhet të jenë të kujdesshëm dhe largpamës. Po ashtu është me personin i cili synon ndonjë punë me përgjegjësi, në qeverisje e të ngjashme, por sepse nuk është i aftë e as nuk është adekuat për të, ose është mëkatar, me sjellje të prishur dhe plotësisht pa përgjegjësi, i pakujdesshëm e ngjashëm. E tërë kjo është e obligue-shme t’i komunikohet personit kompetent apo organit për emërim në pozitën përkatëse, në mënyrë që të pengohet dhe izolohet jo-meritori për ndonjë pozitë me përgjegjësi dhe në mënyrë që në atë vend të emërohet i afti dhe i denji. Është detyrë të njoftohet njeriu kompetent ta dijë gjendjen e vërtetë në mënyrë që të veprojë në pajtim me gjendjen e kandidatit përkatës për ndonjë pozitë dhe që personi përgjegjës mos të mashtrohet me të dhe të mund të ndërmarrë masa ta përmirësojë ose ta ndërrojë për të mirë.

Shkaku i pestë, kur mund të zbulohen të metat e dikujt, është nëse një person publikisht gabon apo predikon herezinë (risitë), si: pirja publike e alkoolit, tiranët, mashtruesit, plaçkitësit e pasurisë së huaj etj. Natyrisht se këtu nuk bëjnë pjesë çështjet dhe punët sekrete. Është detyrë që të zbulohen publikisht mëkatet e një indi-vidi personit kompetent apo organit, por nuk lejohet zbulimi i të metave të tjera të tij, vetëm nëse për këtë ka ndonjë nga shkaqet e theksuara.

Shkaku i gjashtë për zbulimin e të metave është përkufizimi, njoftimi preciz. p.sh. për një person të njohur me ndonjë ofiq, siç është: lotues, çalaman, shurdhak, qorr, vëngërosh dhe emërtime të tjera, atëherë është e lejuar të precizohet edhe kjo. Nuk është e lejuar përgjithësisht të tregohet dikush si i mangët. Nëse është e mundur të shmangen ofiqet e këtilla, kjo është më e mirë dhe më parësore.

Këto janë gjashtë shkaqet kryesore për të cilat është e lejuar zbulimi i të metave për individin jo të pranishëm, shkaqe të cilat i kanë theksuar dijetarët dhe për të cilat ekziston pajtueshmëri e plotë. Të gjitha këto kanë mbështetje në hadithet e njohura dhe të vërteta. Ja disa:

Hadithi 1539 Nga Aishja r. anha transmetohet se një njeri kërkoi leje të hyjë te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e ky me atë rast tha: “Lejojeni atë, bashkë-fis i keq është ai!” Share

(Muttefekun alejhi)