Libri Rijadus Salihin

Kategoria BUJARIA, ZEMËRGJERËSIA DHE SHPENZIMI NË VEPRA TË MIRA DUKE QENË I BINDUR NË ALL-LLAHUN E MADHËRUAR

All-llahu i Madhëruar thotë:

.”.. Çkado që ju të jepni (dhuroni) Ai atë e kompe-nson.”

(Sebe’, 39)

.”.. Çkado që shpenzoni nga mirësia, e keni për vete dhe çkado që t’u jepni të tjerëve le të jetë vetëm për hir të All-llahut dhe ajo që e shpenzoni për të mirë, do t’ju kompensohet dhe nuk do të jeni të dëmtuar.”

(el-Bekare, 272)

.”.. Dhe çkado që jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di.”

(el-Bekare 273)

Hadithi 555 Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-Asi r.a. se një njeri e pyeti të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Cili Islam është më i mirë? Tha: “Ta ushqesh tjetrin dhe t’i japësh selam të njohurit e të panjohurit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 556 Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As r.a. (po ashtu) se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ekzistojnë dyzet (40) mirësi; më e larta është t’i jepet dikujt dhia (që të shërbehet me qumështin e saj e pastaj t’ia kthejë). Kushdo që e bën një prej këtyre mirësive, duke shpresuar shpërblim dhe me besim në të premtuarën (e All-llahut), All-llahu i Madhëruar për të do ta dërgojë në Xhenet.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 557 Transmetohet nga Ebu Umame Sudejj ibn ‘Axhlani r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O biri i Ademit, ti nëse e shpenzon tepricën, më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furnizosh. Dora e epërme është me e mirë se dora e poshtme.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 559 Transmetohet nga Umeri r.a. të ketë thënë: “E ndau i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një ditë një pasuri, e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të tjerët veç këtyre kanë pasur më shumë të drejtë në te!” Tha: “Këta më kanë vënë në pozitë që të zgjedh; o të kërkojnë tepër e t’u jap, o të më cilësojnë si koprrac, (u dhashë më tepër) e unë nuk jam koprrac.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 564 Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Mos u bëj koprrace, pastaj All-llahu ashtu vepron ndaj teje.” Në një trans-metim tjetër: “Shpenzo, ndihmoju të tjerëve apo flijo dhe mos regjistro (çka bëjnë të tjerët), pastaj edhe për ty t'i regjistron All-llahu. Mos mbaj mend (çka punojnë ose flasin), se pastaj edhe All-llahu vepron ndaj teje ashtu.” Share

(Muttefekun alejhi)