Libri Rijadus Salihin

Kategoria BUJARIA DHE VEPRAT TJERA TË MIRA, HAJRATET GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT E SIDOMOS DHJETË DITËVE TË FUNDIT

Hadithi 1230 Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut ishte njeriu më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili a.s. Xhibrili a.s. i vinte Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në Ramazan, çdo natë dhe me të studi-onte Kur’anin. Vërtet kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. takohej me Xhibrilin, ishte më bujar në veprat e mira sesa era që sjell shiun.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1231 Aishja r.anha thotë: “Kur vinin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, i Dërguari i All-llahut bënte ibadet natën dhe e çonte familj-en e vet që të bëjnë ibadet, ndërsa dyshekun e vet me gjithë mbulojë e paloste.” Share

(Muttefekun alejhi)