Libri Rijadus Salihin
Kategoria BINDJA (JEKÎN) DHE MBËSHTETJA (TEVEKKUL)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar All-llahu dhe Pejgamberi i Tij; All-llahu dhe i Dërguari i Tij e kanë folur të vërtetën dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bind-shmërinë.”
(el-Ahzab, 22):
“Ata të cilëve kur u thanë njerëzit: “Po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, ajo ua forcoi besimin dhe thanë: “Na mjafton All-llahu, eh sa Zot i mirë është Ai” dhe u kthyen aleatët me mirësinë e All-llahut. Nuk i qëlloi (besimtarët) kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë.”
(Ali Imran, l73-l74)
“Ti ki bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes.”
(el-Furkan, 58)
.”..Dhe besimtarët vetëm tek All-llahu le të mbështe-ten!”
(Ibrahim, ll)
.”.E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek All-llahu.”
(Ali Imran, l59)
Ajetet për urdhrin e mbështetjes (në All-llahun) janë të shumta dhe të njohura. I Lartmadhërishmi thotë:
“Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton atij.”
(et-Talak, 3)
“Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur u lexohen ajetet e Tij, ua forcojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre.”
(el-Enfal, 2)
Ajetet për vlerën e tevekkulit janë të shumta dhe të njohura. Në vazhdim po i theksojmë hadithet mbi këtë temë:
Hadithi 76 Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O Zoti im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, te Ti jam mbështetur, te Ti jam kthyer dhe në emër Tënd i luftoj (armiqtë e fesë). O Zoti im, i mbështetem madhërisë Tënde, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, të më ruash nga lajthitja. Ti je i Gjallë që nuk vdes, kurse xhinnët dhe njerëzit vdesin.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 77 Transmetohet po ashtu nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës). Këtë shprehje e ka thënë Ibrahimi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur e kanë hedhur në zjarr. E ka thënë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur (armiqtë) i kanë thënë: “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës).”
(Transmëton Buhariu)
Hadithi 80 Transmetohet nga Umeri r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me mbështetje të njëmendtë, do t'ju furnizonte siç i furni-zon shpezët, gëdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 81 Transmetohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azibi r. anhuma se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd thuaj: “O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova nga Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd, të cilin e ke shpallur, dhe në Pejgam-berin Tënd që e ke dërguar.” Nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 83 Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje r. anha, se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Në emër të All-llahut, mbështetem në All-llahun: O Zoti im, të drejtohem për mbrojtje të mos lajthis e as të më lajthis dikush, të mos rrësh-qas e as të më bëjë dikush të rrëshqas, të mos bëj zullum e as të më bëjnë zullum, të mos e injoroj askënd, e as mos të injorohem nga të tjerët.”
Hadithi 84 Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë - kur del prej shtëpisë - Në emër të All-llahut, jam mbështetur në All-llahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as forcë përveç në All-llahun - i thuhet atij: “Je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur, dhe prej tij ikën djalli.”