Libri Rijadus Salihin

Kategoria ASHPËRSIA E DËNIMIT PËR ATË QË URDHËRON PËR TË MIRË OSE NDALON NGA E KEQJA, POR VEPRAT I KA NË KUNDËRSHTIM ME FJALËT

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“A ju po urdhëroni të tjerët të bëjnë vepra të mira e veten e harroni? Ju edhe Librin e lexoni. A s’po mend-oni pak?”

(el-Bekare, 44)

“O besimtarë, përse flisni atë çka nuk e punoni? Sa e urrejtur është tek All-llahu të flisni atë që s’e bëni!”

(es-Saff, 2-3)

E gjatë lajmërimit për Shujabin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë:

.”.. Unë nuk dëshiroj të dallohem nga ju në atë që jua ndaloj.”

(Hud, 88)

Hadithi 203 Nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Harithe r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Në Ditën e Gjykimit do të sillet një njeri dhe do të hidhet në zjarr (Xhehenem), e organet e barkut do t'i dalin jashtë dhe do të sillet rreth tyre siç sillet gomari në rrotulluesen e mullirit. Banorët e Xhehenemit do të mblidhen rreth tij e do t’i thonë: “O ti filan, çfarë të ka ndodhur? A nuk ke urdhëruar për vepra të mira dhe ke ndaluar nga të këqijat?” Ai do t’ju thotë: “Po, gjithsesi, kam urdhëruar për vepra të mira, por vetë nuk i kam kryer dhe kam ndaluar nga të këqijat, por vetë i kam punuar.” Share

(Muttefekun alejhi)