Libri Rijadus Salihin

Kategoria APLIKIMI I GJYKIMEVE NJERËZORE PËR VEPRAT E JASHTME, KURSE TË FSHEHTAT JANË NË KOMPETENCË TË ALL-LLAHUT

All-llahu i Madhëruar thotë:

“ ...Nëse pendohen, e kryejnë namazin dhe japin zekatin, atëherë lini të qetë.”

(et-Teube, 5)

Hadithi 396 Transmetohet nga Abdull-llah Tarik ibn Eshjem r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAH (Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe mohon hyjnitë e gjithçka që adhurohet, përveç All-llahut, atij i sigurohet pasuria dhe gjaku i tij, kurse llogaria e tij definitive është tek All-llahu.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 397 Transmetohet nga Ebu Ma’bed el-Mikdad ibn el-Esvedi r.a. se ka thënë: “I thashë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Çfarë men-don ti nëse unë e takoj një njeri jobesimtar (kafir), luftojmë dhe ai ma pret njërën dorë me shpatë, pastaj strehohet tek një lis dhe thotë: “Iu dorëzova All-llahut, u bëra musliman. A mund ta vras, o i Dërguar i All-llahut, pasi ta thotë këtë? Pejgamberi i tha: “Mos e vrit!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai ma ka prerë (këput) njërën dorë, e pastaj e ka deklaruar atë!” Pejgamberi i tha: “Mos e vrit atë, sepse nëse e vret, atëherë ai është në pozitën tënde para se ta vrasësh, dhe ti do të biesh në pozitën e tij para se ta thonte deklaratën.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 398 Transmetohet nga Usame ibn Zejdi r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na dërgoi në Hurek (lagje e fisit) të Xhuhejnes, e ne herët në mëngjes u takuam në ujin e tyre. Unë dhe njeri prej ensarëve e kapëm njërin prej tyre, e pasi e paaftësuam, ai tha: “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” (Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut). Atëherë, ensariu u përmbajt, kurse unë gjuajta me shigjetën time dhe e vrava. Kur u kthyem në Medinë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. mësoi për këtë ngjarje dhe më tha: “O Usame, a e vrave pasi ka thënë La ilahe il-lall-llah?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai këtë e ka thënë për t’u mbrojtur.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “A e ke vrarë pasi ka thënë La ilahe il-lall-llah?”Atëherë, këtë fjalë e ka përsë-ritur aq shumë, saqë dëshirova të mos e kisha pranuar Islamin deri atë ditë.” Share

(Muttefekun alejhi)