Libri Rijadus Salihin
Kategoria ALTRUIZMI DHE JOEGOIZMI
All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë për vete.”
(el-Hashr, 9)
“Dhe ushqejnë me bukë për hir të Tij të varfrin, bonjakun dhe të robëruarin.”
(ed-Dehr, 8);
dhe ajete të tjera.
Hadithi 570 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ushqimi i përgatitur për dy është i mjaftueshëm edhe për tre, kurse ushqimi i përgatitur për tre mjafton për katër.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 571 Transmetohet nga Ebu Se’id el Hudrij r.a. se ka thënë: “Duke qenë njëherë në rrugë me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, erdhi një njeri i hipur në kafshën e tij. Filloi ta hedhë shikimin e tij majtas dhe djathtas, atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Kush ka tepër kafshë për kalërim, le t’i japë atij që nuk ka, kush ka tepër ushqim (të rrugës), le t’i japë prej tij atij që nuk ka ushqim”, dhe i përmendi llojet e ndryshme të pasurisë, saqë vërejtëm se askush prej nesh nuk ka të drejtë në tepricë.”
(Transmeton Muslimi)