Libri 40 hadithet e imam Neveviut

HADITHI 1 Udhëheqësi i besimtarëve, Ebu Hafs, Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë:"në të vërtetë, veprat vlerësohen në bazë të qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që ka pasur për qëllim. Kush ka bërë hixhret për tek Allahu dhe Pejgamberi i Tij, hixhreti i tij do të jetë për tek Allahu dhe Pejgamberi. Ai që hixhretin e bën për të arrit diçka prej dynjasë, ose për t’u martuar me ndonjë grua, hixhreti i tij do të jetë për atë qëllim për të cilën e ka bërë." Share

Këtë hadith e transmetojnë dy kolosët e muhadithëve, Ebu Abdilah Muhmmed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën Mugire ibën Berdizbeh el-Buharij dhe Ebul Husejn Muslim ibën Haxhaxh ibën Muslim Kushejrij en-Nejsaburij, në dy sahihat e tyre, që janë librat më të saktë në këtë fushë.

HADITHI 2 Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithashtu transmeton dhe thotë: Një ditë, gjersa po qëndronim me Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, përpara nesh u paraqit një njeri me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Tek ai nuk dukeshin shenjat e udhëtimit dhe askush nga ne nuk e njihte. U ul pranë Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e Pejgamberit dhe i vendosi duart mbi kofshët e tij dhe tha: “O Muhamed, më thuaj çfarë është Islami?”. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Islam është: të dëshmosh se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe Pejgamberi i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi.” (Njeriu) tha: “të vërtetën pohove.” Ne u habitëm nga ajo që ai e pyeste e pastaj thoshte se (Pejgamberi) po pohonte të vërtetën. Ai tha: “Më thuaj çfarë është Imani (besimi)?” Ai (Pejgamberi) u përgjigj, “të besosh Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, Pergamberët e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në Caktimin (kaderin), se e mira dhe e keqja vijnë prej Tij .” Ai tha: “të vërtetën pohove.” Dhe më pas tha: “Më thuaj çfarë është Ihsani (mirësia e përsosur)?” Ai u përgjigj: “Ai është, të adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, pasi edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai me të vërtetë të sheh ty.” Ai tha, “Më thuaj për Çastin se kur do të ndodhë?” Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të u përgjigj: “I pyeturi nuk di më tepër sesa pyetësi.” Ai tha: “Më thuaj për shenjat kiametit.” Ai iu përgjigj: “Robëresha do të lindë të zonjën e saj; dhe do t’i shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit e të varfërit, barinjë të dhenve duke bërë gara se kush ndërton më tepër ndërtesa të larta.” Pastaj, ai u largua, ndërkohë që unë qëndrova për shumë kohë. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “O Omer, a e di kush qe pyetësi?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai qe Xhibrili, dhe erdhi që t’ju mësojë fenë tuaj.” Share

(Muslimi)

HADITHI 3 Transmetohet se Ebu Abdurrahman, Abdullah ibën Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: "Islami ngrihet mbi pesë: dëshmia se s’ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përpos Allahut dhe se Muhamedi është pejgamber i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit." Share

(Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 4 Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut na ka treguar, e ai është i sinqerti dhe i vërteti: "çdokujt, krijimi i tij i mblidhet në barkun e nënës dyzet ditë në një pikë. Pastaj bëhet pikë gjaku e ngjizur, po aq. Pastaj bëhet copë mishi, po aq. Pastaj dërgohet tek ai një melek që fryn (në fetus) shpirtin dhe urdhërohet me katër gjëra: me shkrimin e riskut (furnizimit) të tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, veprat e tij dhe a do të jetë i lumtur apo i dëshpëruar. Pasha Allahun, përpos të Cilit zot tjetër nuk ka! Ndonjëri prej jush do të punojë punë të banorëve të Xhenetit derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhenetit vetëm sa një kut. Pastaj e mund ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të zjarrit dhe do të hyjë në të. Një tjetër do të punojë punë të banorëve të zjarrit derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhehenemit sa një kut, pastaj e mund ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të." Share

(Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 5 Transmetohet nga nëna e besimtarëve, nëna e Abdullahut, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "kush shpik në fenë tonë diçka që s'është prej saj, refuzohet." kurse në një transmetim të Muslimit qëndron: "kush bën një vepër që nuk është sipas fesë tonë, ajo refuzohet." Share

(Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 6 Transmetohet nga Ebu Abdullah, Nu'man ibën Beshiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: "me të vërtetë, hallalli është i qartë, dhe harami është i qartë, e mes tyre ka gjëra të dyshimta që shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga gjërat e dyshimta, ka ruajtur fenë dhe nderin e tij. Ai që bie në gjërat e dyshimta, ai ka rënë në haram, sikur bariu që kullot kopenë përreth arave që ruhen (të mos kulloten) e që  gati mund të hyjë në to. Dijeni se çdo mbret ka territorin që ruan; territori i Allahut që ruhet janë haramet. Dijeni se në trup ka një copë mishi që nëse përmirësohet, përmirësohet i tërë trupi e nëse prishet, prishet i tërë trupi. Ajo është zemra." Share

(Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 7 Nga Ebu Rukaje, Temim ibën Eus Darij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"Feja është këshillim." Thamë: për çfarë, o i Dërguar i Allahut? Tha: "për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, prijësit e myslimanëve dhe masën e gjerë." Share

(Muslimi)

HADITHI 8 Përcillet nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi,lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar të denjë përpos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, të falin namazin dhe të japin zekatin. Kur të bëjnë këtë, i kanë të mbrojtura prej meje gjaqet e tyre dhe pasuritë e tyre, vetëm me të drejtë të Islamit, kurse llogaria e të tyre është tek Allahu." Share

( Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 9 Nga Ebu Hurejre, Abdurahman ibën Sahër, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohetse ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë:"gjërat nga të cilat ju kam ndaluar, largohuni, e gjërat me të cilat ju kam urdhëruar, zbatojini sa të keni mundësi.Vërtetë, pyetjet e shumta dhe kundërshtimi i pejgamberëve shkatërruan popujt që ishin para jush." Share

HADITHI 10 Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"Vërtet Allahu i Madhëruar është i Pastër dhe nuk pranon vetëm se të pastrën. Allahu i urdhëroi besimtarët me atë që i urdhëroi pejgamberët, duke thënë:"O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe bëni vepra të mira"[1]po ashtu tha: "O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë"[2],pastaj përmendi njeriun që ka udhëtuar gjatë, flokëshprishur dhe i pluhurosur, që ngre duart lart, duke thënë: Zoti im! Zoti im!, ndërkohë që haja e tij është haram, pija e tij është haram, është ushqyer me haram, si mund t’i përgjigjet lutjes së tij?!" Share

(Muslimi)

HADITHI 11 Transmetohet nga Ebu Muhamed Hasen ibën Alij ibën ebi Talib, nipi i Pejgamberit dhe lulja e tij, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, i cili ka thënë: kam mbajtur mend nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, (fjalën):"lëre atë që të vendon në dyshim dhe merr atë që nuk të vendon në dyshim." Share

(Tirmidhiu dhe Nesaiu, kurse Tirmidhiu thotë: hadithi është hasen sahih)

HADITHI 12 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"Nga bukuritë e Islamit është braktisja e gjërave që s'kanë të bëjnë me ty."Hadith hasen, me këto fjalë e transmeton Tirmidhiu dhe të tjerë. "që s'kanë të bëjnë me ty", d.m.th., që nuk lidhen me ty, që do të thotë se myslimani i mirë nuk kapet pas gjërave që nuk i përkasin. Kjo është e njëjtë me fjalën tjetër të Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: "kush beson Allahun dhe ditën e Ahiretit, le të flasë të mira ose le të heshtë." Pra ky hadith në disa aspekte është i ngjashëm me hadithin e parë. Share

(Tirmidhiu dhe të tjerë.)

HADITHI 13 Transmeton Ebu Hamza, Enes ibën Maliku, shërbëtori i Pejgamberit, nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë:"Asnjë prej jush nuk ka besuar, nëse nuk dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete." Share

(Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 14 Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:nuk lejohet gjaku i myslimanit përveçse në tre raste: i martuari kur bën kurvëri (zina), shpirt për shpirt dhe ai që lë fenë e tij dhe braktis xhematin." Share

(Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 15 Ebu Hurejrja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le të thotë fjalë të mira ose të heshtë. Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit le ta nderojë fqinjin. Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë mysafirin." Share

(Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 16 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se një njeri i tha Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: më porosit diçka! (Pejgamberi) tha:"mos u zemëro".  Ai e përsëriti disa herë kërkesën, dhe Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i tha: "mos u zemëro". Share

(Buhariu)

HADITHI 17 Ebu J'ala Shedad ibën Eus, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu e obligoi mirësinë në çdo gjë. Kur të vritni, vritni në mënyrë të mirë, kur të therni, therni në mënyrë të mirë. Mprihe thikën dhe qetësoje therorin." Share

(Muslimi)

HADITHI 18 Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub ibën Xhunade dhe nga Ebu Abdurahman Muadh ibën Xhebel, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "frikësohu prej Allahut kudo që të jesh, të keqen pasoje me një të mirë, sepse e shlyen atë dhe me njerëzit të jesh i moralshëm." Share

(Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen. Në disa versione të librit të tij thuhet: hasen sahih)

HADITHI 19 Ebul Abas Abdullah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, thotë: një ditë isha mbrapa Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: "o djalosh, po të mësoj disa fjalë: ruaje Allahun, Ai të ruan ty. Ruaje Allahun, e gjen përpara vetes. Kur të lutesh, lute Allahun; kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut. Dije se sikur i tërë njerëzimi të tubohet për të bërë një dobi, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Nëse tërë njerëzit tubohen për të bërë një dëm, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë." (Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih, ndërsa në versionin jashtë Tirmidhiut thuhet: "ruaje Allahun, e gjen para teje. Njihe Allahun në rehati, Ai të njeh në vështirësi dhe dije se ajo që të ka huq nuk e ka pasur të të godas dhe ajo që të ka goditur s'ka mundur të të huq. Dije se fitorja është me durim, shpëtimi me vështirësi dhe lehtësimi me vështirësi." Share

HADITHI 20 Ebu Mes'ud Ukbe ibën Amër Ensarij Bedrij thotë: ka thënë Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: "prej asaj që njerëzit arritën nga profetësia e parë është: nëse s'ke turp, bëj ç'të duash." Share

(Buhariu)

HADITHI 21 Transmeton Ebu Amër Sufjan ibën Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: thashë, o i Dërguar i Allahut, më thuaj për Islamin një fjalë pas së cilës s'do kem nevojë të pyes për të tjetërkënd? Tha: "thuaj: besova në Allahun, pastaj përqendrohu (në këtë)." Share

(Muslimi)

HADITHI 22 Transmeton Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah Ensarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, senjë njeri pyeti Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,: çka mendon, nëse i fal farzet, agjëroj Ramazanin, e lejoj hallallin, e ndaloj haramin dhe nuk shtoj asgjë përpos kësaj, ahyj në Xhenet? (Muhamedi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,) u përgjigj: "po".(Muslimi) Kuptimi i fjalës "e ndaloj haramin" është: largohem prej tij, kurse kuptimi i "e lejoj hallallin" e veproj atë duke besuar se është i lejuar. Share

HADITHI 23 Transmeton Ebu Malik Harith ibën Asim Esh'arij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "pastërtia është gjysma e imanit, elhamdulilahi e mbush peshoren, subhanAllahi dhe elhamdulilahi (të dyja) e mbushin (hapësirën) ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë, lëmosha argument, durimi ndriçim, Kur'ani argument për ty ose kundër teje. Të gjithë njerëzit gdhihen si shitës të shpirtrave të tyre, prej tyre ka që e lirojnë apo që e shkatërrojnë." Share

(Transmeton Muslimi)

HADITHI 24 Ebu Dherr Gifarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili sipas asaj që e transmeton nga Zoti i tij ka thënë:"O robërit e Mi, vërtet Unë ia ndalova Vetes zullumin dhe e bëra mes jush të ndaluar, andaj mos i bëni zullum njëri tjetrit. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i humbur përpos atij që Unë e udhëzoj, andaj kërkoni udhëzimin prej Meje, ju udhëzoj. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i uritur përpos atij që Unë e ushqej, kërkoni prej Meje të ushqyerit, ju ushqej. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i zhveshur përpos atij që Unë e vesh, kërkoni prej Meje veshje, ju vesh. O robërit e Mi, ju gaboni natën e ditën kurse Unë i falë të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje prej Meje, Unë ju fal. O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini dobinë që Mua të më bëni dobi. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte mbretërinë Time aspak. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të prishur prej jush, kjo nuk do të bënte mbretërinë Time të mangët aspak. O robërit e Mi sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët tubohen në një vend, më kërkojnë diçka dhe unë çdonjërit ia plotësojë kërkesën, kjo gjë nuk e bën të mangët atë që është tek Unë ashtu siç nuk e bën të mangët gjilpëra ujin e detit kur futet në të. O robërit e Mi, ato janë veprat tuaja që ua llogaris pastaj ju shpërblej. Ai që i gjen ato të mira le ta falënderoj Allahun e kush gjen diçka tjetër le të mos e qortojë askënd veç vetes." Share

(Muslimi)

HADITHI 25 Nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, po ashtu transmetohet se disa njerëz prej shokëve të Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta, i thanë atij:o i Dërguar i Allahut, të pasurit na e kaluan me shpërblime, falen ashtu siç falemi, agjërojnë ashtu siç agjërojmë dhe japin lëmoshë nga pasuria që ju tepron. Ai u tha: a nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve një gjë që do ta jepni lëmoshë? Çdo tesbih[3]është lëmoshë, çdo tekbir[4]është lëmoshë, çdo tahmid[5]është lëmoshë dhe çdo tehlil[6]është lëmoshë. Urdhërimi në të mira është lëmoshë, ndalimi nga të këqijat është lëmoshë po edhe marrëdhëniet intime (në mënyrë të ligjshme) ka lëmoshë. Ata thanë: o i Dërguar i Allahut, kur ndonjëri prej nesh të kënaq epshin e tij, edhe në këtë rast ka shpërblim? Ai tha: çka mendoni sikur të kënaqte epshin e tij në haram, a do të kishte mëkat? Ashtu nëse e bën në hallall, fiton shpërblim për një gjë të tillë." Share

(Muslimi)

HADITHI 26 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: "Në çdo ditë që lind Dielli njerëzit e kanë obligim të japin lëmoshë për çdo nyje të trupit të tyre: të zgjidhësh problemin mes dy personave është lëmoshë. Të ndihmosh ndonjërin për të hipur mbi kafshën e tij apo t’i ndihmosh ta ngarkojë plaçkën e tij mbi kafshë është lëmoshë. Fjala e bukur është lëmoshë. Çdo hap për në namaz është lëmoshë dhe të largosh një pengesë nga rruga është lëmoshë." Share

(Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 27 Nevas ibën Sem'ani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Mirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në shpirt dhe urren që njerëzit ta shohin." (Muslimi) Vabisa ibën Ma'bed, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë:shkova te Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: ke ardhur të pyetsh për mirësinë dhe mëkatin? I thash: po. Ai më tha: pyete zemrën tënde, mirësi është ajo me të cilën qetësohet shpirti dhe qetësohet zemra kurse mëkat është ajo që të brenë në shpirt, të ngacmon në gjoks edhe nëse njerëzit apo unë të japim fetva." Neveviu, rahimehullah, thotë: hadithi është hasen, e kemi transmetuar në dy musnedet, të Imam Ahmedit dhe Darimiut me sened sahih. Share

HADITHI 28 Ebu Nexhih Irbad ibën Sarije, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: "Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, na këshilloi me disa fjalë nga të cilat na u rrëqethën zemrat dhe narrodhën sytë lot. Thamë: o i Dërguar i Allahut, sikur është një fjalim i lamtumirësandaj na porosit. Ai tha: ju porosis me devotshmëri ndaj Allahut. Të dëgjoni dhe respektoni edhe nëse robi bëhet udhëheqësi juaj, sepse ai që do të jetojë prej jush do të sheh mosmarrëveshje të shumta; andaj ju porosis (të mbaheni) për sunetin tim dhe sunetin e halifëve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëmballë dhe ruhuni nga gjërat e shpikura sepse çdo e shpikur është bidat dhe çdo bidat është devijim." Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih)

HADITHI 29 Muadh ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon:thash o i Dërguar i Allahut, më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri! Ai tha: ke pyetur për një punë të madhe, mirëpo ajo është e lehtë për atë që Allahu ia ka lehtësuar: të adhurosh Allahun, të mos i bësh shirk Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin. Pastaj tha: dëshiron të të udhëzoj kah dyert e së mirës: agjërimi është mburojë, lëmosha shuan gabimin ashtu siç shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës, pastaj lexoi:"I heqin trupat e tyre prej shtretërve"deri sa arrite te fjala:"për ata që kanë vepruar"[7]pastaj tha: a do të tregoj për gjënë kryesore, shtyllën dhe kulmin? Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. Tha: gjëja kryesore është Islami, shtylla e tij është namazi kurse kulmi i tij është xhihadi, pastaj tha: a të tregoj për atë që i zotëron të gjitha këto? Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. E kapi gjuhën pastaj tha: sundo këtë. Thash o i Dërguar: do të japim llogari edhe për atë që e flasim? Tha: mostë të pastë nëna o Muadh, a përmbysen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo tha: me vrimat e hundëve të tyre për diçka tjetër përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?." Share

(Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih)

HADITHI 30 Ebu Thalebe Hushenij, Xhurthum ibën Nashir, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu urdhëroi disa obligime, andaj mos i humbni ato,caktoi disa kufij, andaj mos i tejkaloni, ndaloi disa gjëra, andaj mos i veproni, heshti ndaj disa gjërave si mëshirë për ju, jo për shkak të harresës, andaj mos i hulumtoni ato." Share

(Hadithi është hasen, e transmeton Darekutni dhe të tjerë)

HADITHI 31 Transmetohet nga Ebu Abas Sehël ibën Sa'd Saidij,Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë:erdh një njeri te Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: o i Dërguar i Allahut: më trego një punë të cilën nëse e bëj do të më dojë Allahu dhe do të më duan njerëzit? Ai tha: "bëhu asket ndaj dynjasë të do Allahu dhe bëhu asket ndaj asaj që njerëzit posedojnë të duan njerëzit."Hadithi është hasen, e transmeton Ibën Maxhe dhe të tjerë me zinxhirë të mira. Share

HADITHI 33 Transmetohet nga Ebu Seid Sa’d ibën Malik ibën Sinan el-Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “s’lejohet të dëmtosh veten as të dëmtosh të tjerët”hadith hasen, e transmeton Ibën Maxhe, Darekutni dhe të tjerë si hadith të pa shkëputur (musned). Maliku e transmeton në libirn e tij Muvetta me sened mursel nga Amër ibën Jahja, ky prej babait të tij, ky prej Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, pa e përmendur Ebu Seidin. Ky hadith ka edhe rrugë të tjera të transmetmit që e forcojnë njëra tjetrën. Share

HADITHI 33 Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “sikur pretendimi i çdonjërit të pranohej, shumë njerëz do të pretendonin pasuritë dhe gjaqet e huaja, mirëpo pretenduesi duhet të sjellë argument kurse mohuesi duhet të betohet.”Hadith hasen e transmeton Bejhekiu dhe të tjerë në këtë mënyrë kurse një pjesë e hadithit është në dy Sahihët. Share

HADITHI 34 Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “kush prej jush sheh një të keqe le ta ndërrojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij e ky është besimi më i dobët.”  Share

(Muslimi)

HADITHI 35 Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “mos e kini zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar. Myslimani është vëlla imyslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu- bën me shenjë në gjoksin e tijtre herë -mjafton e keqja të nënçmosh vëllain tënd mysliman. Çdo mysliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e myslimanit tjetër.” Share

(Muslimi)

HADITHI 36 Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “kush ia largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson(borxhin)atij që është në vështirësi, Allahu do t’ia lehtësojë në Dynja dhe Ahiret. Kush ia mbulon të metat myslimanit, Allahu do t’ia mbulojë të metat në Dynja dhe Ahiret. Allahu i ndihmon robit të Tij ashtu siç i ndihmon ai vëllait të vet. Kush ndjek një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për ne Xhenet. Çdoherë që tubohen njerëzit në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, lexojnë Kur’anin, e mësojnë atë mes tyre, mbi ta zbret qetësia, i kaplon mëshira, i rrethojnë melekët e Allahu i përmend tek ata që janë tek Ai. Kë e lë mbrapa puna e tij nuk e avancon prejardhja e tij.” Share

(Muslimi me këtë tekst)

HADITHI 37 Nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej dyve, ky nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili transmeton nga Zoti i tij i Madhëruar të ketë thënë: “vërtet Allahu i caktoi të mirat dhe të këqijat pastaj i sqaroi ato. Kush synon një të mirë dhe nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Nëse synon dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime deri në shtatëqind fish, deri në shumëfishime të shumta. Nëse synon një të keqe dhe nuk e bën, Allahu e shkruan tek Ai një shpërblim të plotë. Nëse synon dhe e bën, Allahu ia shkruan një të keqe.” Share

( Buhariu dhe Muslimi në dy sahihët e tyre me këto fjalë)

HADITHI 38 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu i Madhëruar thotë: I kam shpallur luftë atij që armiqëson një mik Timin. Robi im nuk më afrohet me diçka më të dashur tek Unë se sa  obligimet (farzet). Robi im vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare (nafile) derisa ta dua, e kur ta dua, atëherë do të jem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi më të cilin shikon, dora me të cilën prek, këmba me të cilën ecë. Nëse më kërkon diçka, gjithsesi do t’ia jap, nëse kërkon mbrojtje, gjithsesi do ta mbroj.” Share

(Buhariu)

HADITHI 39 Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu për shkak meje, umetit tim ia fali punët që bëhen gabimisht, në harresë dhe nën presion.” Share

(Hadith hasen, e transmeton Ibën Maxhe, Bjehekiu dhe të tjerë)

HADITHI 40 Transmetohet nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, të ketë thënë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, vendoi dorën mbi supin dhe më tha: “jeto në këtë botë sikur të ishe i huaj ose kalimtar rruge.” Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithnjë thoshte: kur të ngrysesh mos e prit agimin e kur të gdhihesh mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzo shëndetin para sëmundjes dhe jetën para vdekjes. Share

(Buhariu)

HADITHI 41 Ebu Muhamed Abdullah ibën Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “nuk ka besuar asnjëri prej jush përderisa pasionet e tij të pasojnë atë me të cilën kam ardhur.” Share

(Hadith hasen sahih e kemi transmetuar në libirn “El Huxhe” me sened sahih)

HADITHI 42 Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: ka thënë Allahu i Madhëruar:o biri i Ademit, përderisa ti më lutesh dhe shpreson tek Unë, t’i fali ato që ti i bën dhe aspak s’më bëhet vonë. O biri i Ademit sikur mëkatet tua të arrijnë lartësinë e qiellit pastaj më kërkon falje, Unë ta fali. O biri i Ademit nëse më vjen me mëkate gati sa toka, dhe më takon mirëpo s’më ke bërë shirk aspak, do të takoj me aq falje nga ana Ime.” Share

(Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen sahih)